Alarmante, Australia ka rezerva nafte edhe vetëm për 20 ditë

Bota

Alarmante, Australia ka rezerva nafte edhe vetëm për 20 ditë

Më: 7 maj 2018 Në ora: 10:29
ilustrim

Australisë i kanë mbetur rezerva nafte edhe për vetëm tri javët e ardhshme dhe ekspertët kanë thënë se gjendja pritet të përkeqësohet.

Paralajmërimet se konflikti në Lindje të Mesme apo detin jugor të Kinës mund të çrregullojnë furnizimin, qeveria ka nisur të bëjë rishikimin e rezervave të naftës, ka njoftuar Sydney Morning, përcjell Klan Kosova.

Ministri i Energjisë dhe Mjedisit, Josh Frydenberg, ka kërkuar që ky rishikim të bëhet këtë të hënë, pasi që të dhënat e qeverisë shfaqin që Australia ka vetëm për edhe 22 ditë vaj të papërpunuar, për 59 ditë LPG, 20 ditë benzinë, 19 ditë derivate aviacioni dhe 21 ditë naftë.

Treguesit e vitit 2011 të Vlerësuesit Kombëtar të Sigurisë së Energjisë thonë se rezervat e karburantit në Australi janë shumë më të larta se kërkesa e mundshme për 90 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat