Guterres kërkoi ndalimin e luftimeve në Lindje të Mesme

Bota

Guterres kërkoi ndalimin e luftimeve në Lindje të Mesme

Më: 10 maj 2018 Në ora: 23:50
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres kërkoi ndalimin e menjëhershëm të të gjitha veprimeve armiqësore dhe veprime provokuese në Lindje të Mesme, për të shmangur një shpërthim të ri të konflikteve.

Po ashtu zëdhënësi i OKB-së, Stefan Dzhizhik u tha gazetarëve se forcat paqeruajtëse e OKB-së që janë në lartësitë e Golanit, mbeten në kontakt me ushtrinë siriane dhe atë izraelite, duke u bërë thirrje të dy palëve të tregojnë përmbajtje maksimale dhe duke iu përmbajtur marrëveshjes së armëpushimit të vitit 1974.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat