Kim Jong-un nuk do të heqë dorë nga armët bërthamore

Bota

Kim Jong-un nuk do të heqë dorë nga armët bërthamore

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 22:20
Doland Trump dhe Kim Jong Un

Kështu të paktën paralajmërojnë ish ministrat e jashtëm britanik.

Kim Jong-un nuk ka gjasa të heqë dorë nga armët e tij bërthamore, pavarësisht nga takimi i tij me presidentin amerikan Donald Trump, raprton “The Daily Telegraph” në Britani.  

Duke folur për këtë medium,  ish-ministrat e jashtëm britanik të pyetur nga gazetarët kanë thënë se janë "jashtëzakonisht skeptikë" për mundësinë e një arritje të një marrëveshjes mes Trump dhe Kim për armët dhe se kanë kishin frikë se regjimi korean po luan lojëra të ngjashme si në të kaluarën.

Dame Margaret Beckett, ish-sekretarja e jashtme, tha se ishte "e vështirë të besohet" se Kim do t'i japë armët e veta, ndërsa Malloch-Brown, i cili dikur mbante përmbledhjen e Azisë, parashikon se kjo nuk do të ndodhte.

Samiti mes Trump dhe Kim Jong-un parashihet t mbahet me 12 qershor të këtij viti në Singapor, por deri në takim ende ka shumë skepticizma dhe pati disa anulime dhe ri konfirmime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat