Mbyllja e xhamive në Austri, reagon Erdogan: Edhe ne do të bëjmë diçka

Bota

Mbyllja e xhamive në Austri, reagon Erdogan: Edhe ne do të bëjmë diçka

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 23:53
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar lidhur me vendimin e Austrisë për mbylljen e 7 xhamive dhe dëbimin e disa imamëve.

"Për këtë sidomos bota perëndimore, duhet t’i rregullojë këta persona. Nëse këta nuk e rregullojnë, këto llogari do të bëhen më ndryshe. Çfarë qenka? Do t'i dëbojnë imamët tanë nga Austria. Nëse ju e bëni këtë, ne a do të qëndrojmë të heshtur? Kjo do të thotë se edhe ne do të bëjmë diçka", deklaroi presidenti Erdogan, raporton AA.

Presidenti Erdo?an tha se frikësohet nga ajo që këto hapa të kryeministrit të Austrisë po e shpien botën drejt luftës mes kryqit dhe gjysmëhënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat