Shtetet e Bashkuara paralajmëruan sot Rusinë dhe presidentin sirian Bashar al-Assad, se do të kenë "pasoja të rënda" për shkeljet e supozuara të armëpushimit në jugperëndim të Sirisë.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert tha “se SHBA mbetet shumë e shqetësuar për njoftimet për zhvillim të operacionit nga regjimi sirian në një zonë ku armëpushimi është i vlefshëm”.