Rusët dhe arabët "fundosin" çmimet e naftës

Bota

Rusët dhe arabët "fundosin" çmimet e naftës

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 14:14
Ilustrim

Çmimi i naftës së Detit Verior në Londër ra nën 75 dollarë për fuçi, pasi Arabia Saudite dhe Rusia konfirmuan një rritje të prodhimit me rreth 1 milion fuçi në ditë për të adresuar shqetësimet e konsumatorëve.

Çmimi i brendit ra me rreth 2.4 për qind, pasi ministri i Energjisë i Arabisë, Kalid al-Falah, së bashku me homologun e tij rus Alexander Novak, premtoi të mbajë kontroll çmimet e "arit të zi".

Al-Falih tha se prodhimi do të rritet me 1 milion fuçi në ditë, vetëm një ditë pasi anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe partnerët jashtë kartelit të naftës ranë dakord për lehtësimin e kufijve të prodhimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat