Low pas fitores dramatike ndaj Suedisë: Ishte një triler, i mbushur me emocione

Botërori 2018

Low pas fitores dramatike ndaj Suedisë: Ishte një triler, i mbushur me emocione

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 07:24
Joachim Low dhe Toni Kroos

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, është deklaruar pas fitores së rëndësishme të ekipit të tij ndaj Suedisë.

Kampionët e Botës arritën një fitore të madhe 2:1 duke përmbysur Suedinë, me golin e fituar të shënuar në minutën e 95’ të ndeshjes.

“Ky ishte një triler, i mbushur me emocione dhe një udhëtim me ‘rollercoaster’ deri në fishkëllimën e fundit. Pas pranimit të golit, ne kemi mbajtur nivelin, kemi thënë që na duhej të kalonim më shpejtë, të mbulonim terrenin për të lodhur Suedinë dhe pastaj të hapnim hapësira, të cilat ne ishim në gjendje të bënim”, ka deklaruar Low.

“Në pjesën e dytë presioni që ne ndërtuam ishte gjithnjë e më i fortë”.

Pas dy xhirove, në grupin F kryeson Meksika me gjashtë pikë, e ndjekur nga Gjermania dhe Suedia me nga tre pikë, dhe në fund renditet Koreja e Jugut me zero pikë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat