Koment
Të festosh para kohe nuk ka më keq! Goli i Aleksandër Mitroviqit në minutën e 5-të hodhi në festë Serbinë, duke harruar se janë në pyetje edhe 85 minuta. Aq fortë u gëzua Beogradi, Kraleva, Çaçaku, Kragujevci, Banjalluka, Nishi... Minuta e 52-të, bie projektili i parë nga 20 metra i Granit Xhakës, Stojkoviqi as në tokë as në qiell, barazohet rezultati 1:1.
Serbia shpresonte në një pikë se për fitore i kishte çuar duart, duke parë lojë fantastike të djelmoshave të kombëtares së Zvicrës. Xherdan Shaqiri apo Messi i Alpeve i pandalshëm dhe tejet i rrezikshëm, Granit Xhaka një ‘snajperist’ i hatashëm, Valon Behrami i pakalueshëm! Dhe minuta e 90-të, Xherdan Xhaqiri, merr një top më shumë se 40 metra, mbrojtësi serb me gjithë at shtyrje nuk e ndali dot zemër shqiponjën nga Kosova. Shaqiri futet në 16–sh dhe fërfëllon topin mes këmbëve të Stojkoviqit, shkakton tronditje në Serbi.
Festë në shtetin e Zvicrës, festë në Kosovë e Shqipëri, kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët. Me një fjalë, Beograd, Çaçak, Kragujevc, Kralevë, Banjallukë, Nish..., në heshtje varri! Futbolli luhet 90 minuta, jo pesë minuta. Ai që qesh i fundit, nuk ka më mirë.