Anglia ‘bombardoi’ Panamanë!

Botërori 2018

Anglia ‘bombardoi’ Panamanë!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2018 Në ora: 14:33
Lojtarët e Anglisë

(E plotësuar) - Anglia shënoi fitoren më bindëse në Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”, duke e deklasuar me rezultat 6:1 Panamanë, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit G.

Kombëtarja angleze zotëroi lojën dhe pa vështirësi arkëtoi tri pikë, duke siguruar së bashku me Belgjikën kalimin në të tetën e finales. Deri me tash biletën për në tetën e finalen e kanë siguruar:  Rusia, Uruguai (grupi A),  Franca (grupi C), Kroacia (grupi D), Anglia e Belgjika (grupi G). Në 45 minutat e parë, Anglia u tregua e përsosur dhe pesë herë tundi rrjetën e rivalit. Në minutën e 8-të, futbollisti Kieran Trippier nga rivënia e këndit harkoi për mrekulli, ndërsa John Stones ishte harruar nga mbrojtja dhe pothuajse nga pika e penalltisë, me kokë goditi fortë dhe mposhti portierin e Panamasë, Penedo, 1:0.

Në minutën e 22 Harry Kane ka qenë i saktë nga penalltia, duke shtuar epërsinë në 2:0, pasi që më parë Lingard pengohet nga Escobar. Jesse Lingard nga rreth 18 metra me një projektil të vërtet shënon eurogol në pjesën e epërme të majtë të portierit Penedo, 3:0 pikërisht në minutën e 36-të. Pas katër minutave (40’) John Stones shënon golin e dytë të tij.

Ai nga afërsia me kokë pa vështirësi futi topin në rrjetë, 4:0. Në fund të pjesës së parë,  Harry Kane ka qenë i pagabueshëm nga penalltia, 5:0, pasi që Morillo ndali në mënyrë të palejueshme Stones. Në pjesën e dytë, Kane kompletoi het-trikun. Kane thelloi epërsinë në 6:0 në minutën e 62-të.

Torres i Panamasë në minutën e 76-të pati rast ideal ta ngushtojë humbjen, por i pasaktë. Megjithatë, Felipe Baloy nga afërsia me një goditje të fortë shënon golin historik për Panamanë dhe ngushtoi humbjen në 6:1. Anglia kryeson grupin me 6 pikë, e ndjekur nga Belgjika me 6 sosh, kurse Tunizia e Panamanë janë pa pikë në grupin G. Me 28 qershor do të takohen: Anglia-Belgjika, Panama-Tunizia.

Anglia-Panama 6:1

Stadiumi Nizhny Novgorod.

Gjyqtar: G.  Ghead (Egjipit).

Shënues: Stones (8’ e 40’), Kane (22’ e 45+1, te dyja nga penalltia, 62’), Lingard (36’) – Baloy (78’).

Kartonat e verdhë: Loftus-Cheek – Escobar, Cooper, Murillo.

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier (Rose (70’), Loftus-Cheek, Henderson, Young; Sterling, Lingard  (Delph 63’) dhe Kane (Vardy 63’).

Panama: Penedo, Murillo, Escobar, Torres, Davis, Barcenas (Arroyo 69’), Cooper, Gomez (Baloy 69’), Godoy (Avila 62’), Rodriguez dhe Perez.

Grupi G

Anglia-Panama   6:0

Belgjika-Tunizia   5:2

Tabela

1. Anglia    2       2       0       0       6

2. Belgjika  2       2       0       0       6      

3. Tunizia   2       0       0       2       0      

4. Panama 2       0       0       2       0

Me 28 qershor takohen: Anglia-Belgjika, Panama-Tunizia.

87' Anglia siguron tri pikë të mëdha.

78 Felipe Baloy nga afërsia me një goditje t fortë shënon golin historik për Panamanë dhe për rezultatin 6:1.

76’ Torres pati rast ideal ta ngushtojë humbjen.

73' Anderson gati shënoi.

70' Anglia siguroi kalimin në të tetën e finales.

67’ Deri me tash është fitorja më e thellë në kampionat nëse mbetet ky rezultat deri në fund.

62' Harry Kane kompleton het-trikun, thellon epërsinë në 6:0.

56' Panama është në siklet, një humbje rëndë.

55' Anglia ka rastin ta shënojnë fitoren më bindëse deri me tash në Kampionatin Botëror.

52' Panama mundohet të shënojë gol dhe të zbus humbjen.

48' Anglia luan me qetësi, në epërsi bindëse, 5:0.

Fillon pjesa e dytë, Anglia bindëse.

Përfundoi pjesa e parë 

45’ Harry Kane kanë i pagabueshëm nga penalltia, 5:0.

44’ Murillo shkakton penallti, duke e ndalë Stones.

40’ Anglia po shkel me lojë dhe thellon epërsinë në 4:0. John Stones nga afërsia me kokë pa vështirësi futi topin në rrjetë.

36’ Jesse Lingard nga rreth 18 metra me një projektil të vërtet shënon eurogol në pjesën e epërme të majtë të portierit Penedo, 3:0.

32' Aglezët dominojnë dhe i buzëqeshin tri pikët e kualifikimit.

27' Anglia luan me sukses dhe për tre pikë.

22’  Harry Kane gjuan nga penalltia me saktësi dhe shton epërsinë në 2:0.

20’ Lingard pengohet nga Escobar dhe gjyqtari akordon penallti.

17' Pamama nuk po tregohet inferiore.

14' Lojë mjaft e mirë dhe me veprime të shpejta.

13' Anglia në epërsi.

8’ Futbollisti Kieran Trippier nga rivënia e këndit harkoi për mrekulli, ndërsa John Stones ishte harruar nga mbrojtja dhe pothuajse nga pika e penalltisë, me kokë goditi fortë dhe mposhti portierin e Panamasë, Penedo, 1:0.

8' Anglia hidhet në sulm, kërkon golin.

5' Godoy pati mundësi të mirë por gjuajti larg portës angleze.

 3' Rezultati 0:0, Anglia me fitore siguron kualifikimin. 

 1' Anglia pretendon vetëm fitore. panama kërkon të mbrohet. Filloi ndeshja. Anglia synon fitoren e  dytë, e cila edhe do ta kualifikonte direkt në të tetën e finales së Kampionatit Botëror. Anglia ndeshet me Panamanë, në takimin që luhet në Nizhny Novgorod.

Image

Anglia-Panama

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Loftus-Cheek, Henderson, Young; Sterling, Lingard; Kane

Panama: Penedo, Murillo, Escobar, Torres, Davis, Barcenas, Cooper, Gomez, Godoy, Rodriguez, Perez.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat