FIFA nis hetimet për festimin me shqiponjë, Shaqiri edhe njëherë tregon pse e bart flamurin e Kosovës në Rusi

Botërori 2018

FIFA nis hetimet për festimin me shqiponjë, Shaqiri edhe njëherë tregon pse e bart flamurin e Kosovës në Rusi

Nga: P.R Më: 24 qershor 2018 Në ora: 20:26
Xherdan Shaqiri në ndeshjen kundër Serbisë

Xherdan Shaqiri, ylli shqiptar, të premten ngriti në këmbë miliona shqiptarë e zviceranë me golin e tij në minutën e fundit, gol me të cilin i siguroi Zvicrës fitoren ndaj Serbisë në kuadër të Kampionatit Botëror që po mbahet hë Rusi.

Por, festimi i golave duke bërë shqiponjën, ka bërë që FIFA të nisë një hetim ndaj tij dhe Granit Xhakës, gjoja se festimi i tyre kishte edhe mesazhe politike.

Përderisa FIFA ka nisur hetimin, Xherdan Shaqiri, përmes një foto të postuar në llogarinë e tij në Instagram, ka bërë të ditur edhe njëherë arsyet pse ai do ta bartë flamurin e Kosovës në këpucët e tij gjatë kampionatit botëror në Rusi.

 “Kur të hyj në fushë në Kampionatin Botëror 2018, do ta kem edhe flamurin e Zvicrës edhe atë të Kosovës në këpucët e mia. Jo për arsye politike apo diçka të ngjashme. Por, sepse flamujt rrëfejnë tregimin e jetës sime. Prandaj mos u shqetësoni, flamuri i Zvicrës është në këmbën time të majtë”, ka thënë Shaqiri në postimin e shpërndarë në InstaStory, përcjellë “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat