Ish-mesfushori i Manchester United, Roy Keane, pasi ka sulmuar Carlos Queiroz, ka drejtuar gishtin kundër Jerome Boateng. “Ecën në fushë si të ishte një ndeshje amatorësh. Po luan shumë keq. Thonë se ka 650 këpucë, nuk mund të jetë në rregull nga mendtë”, ka thënë Keane.
Edhe Gary Neville, ish-shoku i skuadrës i Keane, nuk i ka kursyer kritikat: “Nuk e kuptoj pse mendon se është bërë Beckenbauer, mendon se është më i miri. Ka luajtur me Guardiola-n dhe ka filluar të mendojë se është një mbrojtës fantastik”.