A thua kush ua mbylli sot gojën Serbisë!

Botërori 2018

A thua kush ua mbylli sot gojën Serbisë!

Nga: K. Goca Më: 25 qershor 2018 Në ora: 12:37
Xhaka e Shaqiri

Sot janë në heshtje paksa serbët, e kanë ndalë paksa turrin e gënjeshtrave dhe të shpifjeve. Sot duket se e ndalën luftën speciale kundër shqiptarëve, si ndaj Xherdan Shaqirit, Granti Xhakës, Valon Behramit sepse siç shihet iu sosen të gjitha gënjeshtrat e tyre.  Sojit i tyre sa herë humbin edhe bëjnë zhurmë dhe pa fije turpi. E gjitha bota e pa humbjen e tyre dhe shumë të merituar.  Dikush ua mbylli gojën dhe nuk janë sikurse të premten pas orës 22.00, as si  të shtunën e të dielën duke vajtuar e bërtitur sikurse fëmija i lazdruar. Serbia tani e ka panikun e radhës, pra nga Brazili. Sigurisht edhe për një humbje të radhës po përgatiten dhe pastaj të thonë “Samba” braziliane ka qenë ajo që na ka shkaktuar dëme sikurse shqiponja e shqiptarëve. A thua,  si do të ankohen për Brazilin, ku ata e kanë një stil të festës. Mbetet të shihet!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat