Golashënuesit më të mirë pas xhiros së dytë në Botëror

Botërori 2018

Golashënuesit më të mirë pas xhiros së dytë në Botëror

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 13:34
Harry Kane

Të gjitha grupet kanë zhvilluar nga dy ndeshje deri më tani në Kampionatin Botëror.

Sot nis xhiroja e tretë dhe e fundit në fazën e grupeve të Botërorit, derisa në dy raundet e para kemi qenë dëshmitar të shumë ndeshjeve interesante.

Harry Kane që realizoi het-trik në ndeshjen ndaj Panamasë, prin si golashënuesi më i mirë me pesë gola, pasi edhe në ndeshjen e parë ndaj Tunizisë kishte shënuar dy herë.

Vendi i dytë ndahet nga Romelu Lukaku i Belgjikës dhe Cristiano Ronaldo i Portugalisë, që kanë nga katër gola secili.

Kurse nga tre gola deri më tani numërojnë, Denis Cheryshev i Rusisë dhe Diego Costa i Spanjës.

Befasia e madhe është Leo Messi, i cili pas dy ndeshjeve të para nuk ka mundur të realizojë asnjë gol, ku madje edhe ka humbur një penallti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat