Legjenda e futbollit zviceran: Jam krenar me Xhakën dhe Shaqirin

Botërori 2018

Legjenda e futbollit zviceran: Jam krenar me Xhakën dhe Shaqirin

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 14:39
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Mënyra e festimit të golave të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit vazhdon të diskutohet në Zvicër.

Dy futbollistët me prejardhje shqiptare, ishin protagonistët kryesorë në fitoren e Zvicrës përballë Serbisë, duke realizuar secili nga një gol.

Por festimet e tyre me shqiponjë, kanë ngjallur reagime sidomos në mediat serbe, por edhe ato zvicerane, që kanë çuar deri në një hetim nga FIFA.

Golashënuesi më i mirë në histori të kombëtares Zvicerane, Alexander Frei ka dalë në mbrojtje të dy futbollistëve shqiptar.

“Sigurisht, nuk ishte veprimi më inteligjent i Botërorit… Por, argumenti duhet prekur më thellë. Mendoj se mesazhin e vërtetë ata tifozë që kanë ofenduar dhe komentuar, edhe me profile private dhe anonime, nuk e kanë kuptuar”, ka thënë Frei.

“Ballafaqoni brezat në kombëtaren e Zvicrës. Në vitet ’80, lojtarët quheshin Susler, Egli, Burgener ose Herman. Më pas, erdhën vitet ’90, turqit si Turkylimaz dhe italianët si Sforza, më pas erdhën, për shembull, Jakins dhe Nkufo. Dhe, tani ka shumë shqiptarë dhe është logjike që dy zemra rrahin në kraharorin e tyre”.

“Në fund, sporti vazhdon të jetë sukses. Dhe, në këtë aspekt, cilësitë e Xhakës dhe Shaqirit po ndihmojnë, pasi në fushë japin më të mirën. Kjo ka më rëndësi se sa fakti që këndojnë ose jo himnin tonë. Jam krenar për ata”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat