Dënimi i Xhakës dhe Shaqirit, FIFA lë me “gisht në gojë” serbët

Botërori 2018

Dënimi i Xhakës dhe Shaqirit, FIFA lë me “gisht në gojë” serbët

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 15:38
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Federata Serbe e Futbollit ka bërë çmos që Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka të dënohen nga FIFA për festimin e tyre pasi shënuan golat ndaj Serbisë, por edhe për këpucët me flamur të Kosovës që mbante Shaqiri. Është vetë Federata Serbe që ka folur për përgjigjen që i ka dhënë institucioni më i lartë i futbollit botëror, e cila duket se nuk ka ndërmend të marrë një masë disiplinore ndaj futbollistëve dhe e quan normale festën që ata bënë.

“Ajo që na ka acaruar neve në veçanti është se një nga lojtarët e tyre, specifikisht Shaqiri, mbante flamurin e të ashtuquajturit shteti i Kosovës. Ne reaguam me ngulm, edhe i thamë që nuk do të luanim ndeshjen nëse nuk do të zëvendësonte këpucët”, shpjegoi Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe, Jovan Shurbatoviç.

Por FIFA as që ka vënë ujët në zjarr për këtë kërkesë boshe të palës serbe. “Nuk kishte asnjë reagim, pastaj ne insistuam përsëri, shkruam disa e-maile, kishim edhe kontakte direkte me zyrat e FIFA-s dhe më në fund, para fillimit të ndeshjes, ata na dhanë arsyetimin që lejohet sipas rregulloreve. Kjo pasi Kosova njihet si anëtar me të drejta të plota dhe lojtarët mund të shprehin ndjenjat e tyre kombëtare”, pranoi i dëshpëruar Shurbatoviç.

Kjo i jep fund të gjitha diskutimeve boshe për dënim të Shaqirit e Xhakës për festën me “shqiponjë” dhe dy lojtarët do të jenë të qetë të vazhdojnë të luajnë me përfaqësuesen zvicerane.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat