Shovenistët serb këndojnë dhimbshëm për Kosovën në Moskë, rreshtimi i tyre si në varrim!

Botërori 2018

Shovenistët serb këndojnë dhimbshëm për Kosovën në Moskë, rreshtimi i tyre si në varrim!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 qershor 2018 Në ora: 14:03
NJë foto e shovenistëve

Shovenistët serb këndojnë për Kosovën në Moskë para ndeshjes, duke e ngushëlluar veten për humbjen që pësuan me 2:1 nga kombëtarja e Zvicrës, dhe goditjet që morën nga djemtë e artë të Kosovës, Xherdan Shaqiri e Granit Xhakës. Kjo çfarë këndojnë serbët në Moskë, tregon edhe një herë nacionalizmin dhe mendësinë e ultë të tyre. “Në Moskë këndohet për Kosovën, serbët në qendër të vëmendjes. Sheshi i Kuq u pushtua sot nga tifozët serbë dhe para ndeshjes me Brazilin, duke kënduar këngë patriotike. Tifozët serbë janë në qendër të ngjarjeve. Kush thotë:, skandal "Serbia, Serbia"!”, shkruan mes të tjera një farë portali serb, “Kurir’. Nëse përkthejnë tamam në shqip, serbët gjithmonë këndojnë në humbje dhe si gjithnjë kujtojnë betejat dhe luftërat e humbura. Kështu vepruan edhe kësaj here në Moskë! Prandaj, nëse shikojmë videon, duket se serbët janë në pikëllim të humbjes dhe në vaj, këndojnë si para një varrimit!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat