Khedira mbron Low: Fajtorë për eliminimin e Gjermanisë jemi vetëm ne, lojtarët

Botërori 2018

Khedira mbron Low: Fajtorë për eliminimin e Gjermanisë jemi vetëm ne, lojtarët

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 20:44
?Sami Khedira

?Sami Khedira ka pranuar se duhet të pyesë veten përse ka luajtur kaq keq në Kupën e Botës, pas eliminimit shokues të Gjermanisë që në fazën e grupeve.

Kampionët e botës në fuqi ishin në një pozitë të fortë për t’u kualifikuar, pas fitores së tyre kundër Suedisë, por zhgënjyen totalisht në humbjen 2-0 ndaj Koresë së Jugut. Kjo është hera e parë, që nga viti 1938, që Gjermania nuk kalon në fazën me eliminim direkt të Botërorit.

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, që ka 77 ndeshje me Gjermaninë dhe luajti një rol kyç në fitoren e Kupës së Botës së vitit 2014, spikati gjithashtu në ekipin e “Euro 2012”, kur arriti deri në gjysmëfinale.

Ai u nis drejt Rusisë me sezonin më të mirë në Seria A në rang klubi, pasi Juventusi fitoi titullin e ligës për herë të shtatë radhazi, së bashku me kurorën e katërt radhazi të Kupës së Italisë. Duke pasur parasysh se sa mirë ka luajtur për Juventusin, Khedira nuk mund të gjejë shpjegim përse ka performuar kaq keq në dy paraqitjet e Kupës së Botës, kundër Meksikës dhe Koresë së Jugut.

“Performanca personale është ende e pashpjegueshme për mua sot, – tha Khedira për “Bild”. – Katër javë më parë, gjithçka ishte e përsosur. Kam luajtur sezonin më të mirë të karrierës sime në Torino, kam shënuar nëntë gola dhe kam pasur shfaqje shumë të mira në Ligën e Kampionëve. Dhe pastaj këto dy lojëra ndodhin tek unë.

Nuk e kam përjetuar këtë gjë gjatë gjithë karrierës time të futbollit dhe për këtë arsye duhet të pyes veten: pse mund të jetë kështu? Unë dhe bashkëlojtarët jemi kritikuar me të drejtë. Ka gjëra që nuk mund t’i shpjegoj. Për shembull, pse nuk munda të kisha performancën time në dy ndeshjet e Botërorit, megjithëse më parë isha në gjendje të mirë? Unë duhet ta fajësoj veten time. “

Gjermania ka gëzuar një periudhë shumë të suksesshme në vitet e fundit, duke arritur të paktën në çerekfinale të secilit prej gjashtë turneve të mëdhenj para Kupës së Botës 2018. Joachim Low e ka mbikëqyrur këtë nivel të qëndrueshëm dhe pritet të qëndrojë si trajner, pavarësisht nga eliminimi që në fazën e grupeve në Rusi, gjë për të cilën tifozët kërkojnë të largohet.

Khedira ka ofruar mbështetjen e tij për trajnerin e tij kohëgjatë, këmbëngul se ai është ende njeriu i duhur për të ecur përpara. “Nëse qëndron apo jo, ky është vendimi i tij, –shtoi Khedira. – Por, ai ka bërë një punë të shkëlqyeshme për disa vite, duke sjellë lojtarë të rinj në ekip. Ne lojtarët e marrim 100% fajin për këtë siklet dhe jemi ambicioze që, pas një zhgënjimi të tillë, të kthehemi më të fortë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat