Ja si ndjehet Vladimir Putin pas eliminimit të Rusisë

Botërori 2018

Ja si ndjehet Vladimir Putin pas eliminimit të Rusisë

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 21:20
Vladimir Putin

Rusia u eliminua në çerekfinale të Kupës së Botës nga Kroacia, pas ekzekutimit të penalltive.

Organizatorët e turneut e mbyllën me nder aventurën e tyre në këtë Botëror, teksa kujtojmë që ishin ata që eliminuan Spanjën pretendente në fazën e 1/8-ave.

Për ndeshjen e humbur me penallti ndaj Kroacisë ka folur Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Ai ka çmuar karakterin e fortë të futbollistëve të Kombëtares ruse.

“Ne kemi humbur një ndeshje të mrekullueshme. Ata janë përsëri të jashtëzakonshëm për ne, ata janë heronj. Lojtarët donin të vdisnin në fushë, ne jemi krenarë me ta”, ka thënë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat