Çiklistët mbledhin mbi 13 mijë euro për shpëtimin e foshnjave

Çiklizëm

Çiklistët mbledhin mbi 13 mijë euro për shpëtimin e foshnjave

Më: 8 qershor 2016 Në ora: 11:45
Çiklistët

Pas tre ditëve çiklizëm rreth Kosovës në kuadër të aktivitetit “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”, që kishte për qëllim mbledhjen e fondeve për shpëtimin e foshnjave në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK, çiklistët pjesëmarrës të këtij aktivitetit janë kthyer në Prishtinë me mbi 13 mijë euro të mbledhura.

Në një komunikatë të lëshuar nga Fondacioni humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, thuhet se ky fond është grumbulluar përmes kontributeve të kompanive e individëve që mbështetën çiklistët, si dhe lojërave interesante që u zhvilluan me rastin e kthimit të çiklistëve në Beer Garden në Prishtinë.

“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë s’do të mund të ekzistonte pa miqtë e tij e mbështetësit, sikur çiklistët - andaj iu jemi shumë mirënjohës. Fondet e ngritura nga ngjarja e këtij viti synojnë të sigurojnë monitorët kardiopulmonar për spitalin e foshnjave të cilat masin të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrjes tek bebet dhe lëshojnë sinjal kur këto të rrahura keqësohen. Kjo gjë padyshim mundëson trajtim më të shpejt për beben,” citohet të ketë thënë drejtoresha e fondacionit “ Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, Mrika Aliu.

Kjo aktivitet i çiklizmit ishte rea lizuar edhe në vitet 2014 dhe 2015. Fondet e siguruara në vitin 2014 siguruan aparatin e parë për përcaktimin e Proteinës C Reaktive (CRP) në Klinikën e Neonatologjisë që mundëson kryerjen e analizës së gjakut pranë shtratit të foshnjës dhe jo më në laboratorët jashtë klinikës.

Ngjarja e vitit 2015 siguroi fotollampat të cilat mundësojnë trajtimin e verdhëzës tek foshnjat. Kjo ngjarje vjetore është nismë e dy çiklistëve ndërkombëtarë që jetojnë në Kosovë dhe u përkrah fuqishëm nga EULEX, Policia e Kosovës, “Devolli Corporation”, “Astes Turkey”, “Ujë Rugove”, BpB, “Shtëpiaku”, On Line Studio, MoneyGram, UniProject, European Auto Care, Entermedia, VM3 dhe Beer Garden.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat