Austriaku Matthews triumfon, Froome i sigurt në krye

Çiklizëm

Austriaku Matthews triumfon, Froome i sigurt në krye

Nga: Fazli Berisha Më: 12 korrik 2016 Në ora: 18:27
Michael Matthew

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 103-të-etapa e 10-të
Dita e pushimit, kishte ndikuar mirë te çiklistët, të cilët në etapën e 10-të ishin më të freskët. Kështu që këtë pushim duket se më së miri e kishte shfrytëzuar çiklisti austriak Michael Mattews, i cili në shtegun Escaldes- Engordany - Revel të gjatë 197 kilometra ishte më i miri pasi shtegun e përshkoi për 04h22’38”, duke lënë në pozitën e dytë një çiklist cilësor sllovakun Peter Sagan dhe në vendin e tretë norvegjezin Edvald Boasson. Pas triumfit Mattews ka thënë: “Është e pabesueshme. Unë kam qenë gati i dorëzuar. Isha afër për të dhënë dorëheqje në këtë garë, pasi kam pasur dy rrëzime të këqija dhe një vjet më parë. Mendova se ndoshta kjo garë nuk është për mua, por sot ëndrra ime u bë realitet. Nuk kam fjalë për të përshkruar këtë e falënderojë ata që punuan për mua”. Renditja e përgjithshme në dhjetëshen e parë nuk ka ndryshime.

Cris Froome ka ruajtur kryesimin në renditjen e përgjithshme, me kohë të përgjithshme prej 49h 08' 20''. Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 242 pikë e bartë sllovaku Peter Sagan. Çiklisti francez Thebaut Pinot mbanë fanellën e bardhë me topa të kuq me 80 pikë, ndërkaq fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë çiklisti anglez Adam Yates me kohë prej 49h08’36”. Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv ose luftarak i etapës e bartë çiklisti sllovak Peter Sagan që e bartë edhe fanellën e gjelbër. Çiklistët të mërkurën luftojnë për etapën e 10-të, në një shteg kryesisht të sheshtë por përshkohet nga erërat e forta. Etapa zhvillohet në shtegun Carcassonne – Montpellier të gjatë 162.5 kilometra. Gara nisë nga qyteti Carcassonne me 47100 banorë dhe me ndërtimin e një palestre sportive dhe pishinës me sallë noti është shndërruar në një zonë sportive, me 12 mijë sportistë të licencuar në 150 klube sportive. Qyteti ka një ekonomi që bazohet në Turizëm, ENAC (Shkolla Kombëtare e Aviacionit Civil), IUT (degë e Universitetit Perpignan), shkolla nate. Ka objekte kulturore ku zhvillohen shumë ngjarje kulturore.

Çiklistët mbyllin ditën dhe garën e kësaj dite në qytetin Montpeller me 270 mijë banorë qyteti i tetë më i madh në Francë, me një portë të madh që e mbanë gjallërinë. Ka një ekonomi tw zhvilluar me 32.000 biznese që operojnë në qytet. Sektorët Tech: kërkimore (4000 Hulumtuesit në Montpellier), të teknologjisë së lartë, agronomi, shëndetësi, turizëm (pesë milionë vizitorë në vit), universiteti me (70,000 studentë). Shquhet për objekte fetare si katedralja Saint Pierre, Pallati Royale de Peyrou. Me teatër, muzikë dhe festivale të ndryshme që e karakterizojnë këtë qytet me rrethinë.

Renditja pas etapës së 10-të
1. Michael Matthews (AUS) Orica-Bikeexchange 04h 22' 38''
2. Peter Sagan (SVK) Tinkoff 04h 22' 38''
3. Edvald Boasson (NOR) Team Dimension 04h 22' 38''
4. Greg Avermaet (BEL) BMC Racing Team 04h 22' 38''
5. Samuel Dumoulin (FRA) AG2rmondiale 04h 22' 38''
6. Daryl Impey (RSA) Orica-Bikeexchange 04h 22' 40''
7. Luke Durbridge (AUS) Orica-Bikeexchange 04h 23' 48''
8. Damiano Caruso (ITA) BMC Racing Team 04h 25' 39''
9. Gorka Izaguirre (ESP) Movistar Team 04h 25' 48''
10. Tony Gallopin (FRA) Lotto Soudal 04h 25' 48''

Renditja e përgjithshme 
1. Christopher Froome (GBR) Team Sky 49h 08' 20''
2. Adam Yates (GBR) Orica-Bikeexchange 49h 08' 36''
3. Daniel Martin (IRL) Etixx-Quick Step 49h 08' 39''
4. Nairo Quintana (COL) Movistar Team 49h 08' 43''
5. Joaquin Rodriguez (ESP) Team Katusha 49h 08' 57''
6. Bauke Mollema (NED) Trek – Segafredo 49h 09' 04''
7. Romain Bardet (FRA) AG2R La Mondiale 49h 09' 04''
8. Luis Sergio Henao (COL) Team Sky 49h 09' 04''
9. Louis Meintjes (RSA) Lampre-Merida 49h 09' 15''
10. Alejandro Valverde (ESP) Movistar 49h 09' 21''

Renditja ekipore
1. BMC Racing Team (USA) 147h 13' 33''
2. Movistar Team (ESP) 147h 19' 53''
3. Team Sky (GBR) 147h 22' 23''
4. Astana Pro Team (KAZ) 147h 25' 48''
5. AG2R La Mondiale (FRA) 147h 40' 56''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat