Për Thomas Gendt edhe një fitore, Froome mbetet në fron

Çiklizëm

Për Thomas Gendt edhe një fitore, Froome mbetet në fron

Nga: Fazli Berisha Më: 14 korrik 2016 Në ora: 19:34
Thomas Gendt

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 103-të-etapa e 12-të

Për shkak të erërave të forta organizatorët kanë qenë të detyruar ta shkurtojnë shtegun, cili ishte me befasi. Së pas çiklisti belg u tregua më i miri pasi shtegun Montpellier - MontVentoux të gatë 184 kilometra e përshkoi për 4h31’51” duke lënë në pozitën e dytë bashkëkombësin e tij Serge Pauwels dhe në vendin e tretë spanjollin Daniel Navaro. Kampioni aktual dhe kryesuesi Cris Froome me gjithë telashet që pati me biçikletën e tij arriti ta ruajë kryesimin, ndonëse pati shumë dilema rreth tij. Sido qoftë Christopher Froome edhe më tutje prinë në renditjen e përgjithshme, me kohë të përgjithshme prej  57h 11' 33''. Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 309 pikë e bartë sllovaku Peter Sagan. Çiklisti belg Thomas Gendt mbanë fanellën e bardhë me topa të kuq me 89 pikë, ndërkaq fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë çiklisti anglez Adam Yates me kohë prej 57h12’20”. Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv ose luftarak i etapës e bartë çiklisti belg Thomas Gendt. Çiklistët të premten luftojnë për etapën e13-të, ku pas vetëm disa orëve të ngjitjes mitike në etapën e djeshme vjen kronometri i parë(ITT) që shkon në të mirë favoritëve. Fillimi sjell  një ngjitje 300 metra lartësi dhe pastaj pelotoni vazhdon në një pllajë. Pastaj vijon asnjë zbritjen lehtë përmes grykës deri në lumin Ardèche Pont d'Arka, ku çiklistët do të shohin një shkëmb gjigand që lumi e ka bërë para fillimit të ngjitjes së fundit në vijën e finishit. Etapa zhvillohet në shtegun Bourg-Saint-Andéol - La Caverne du Pont-d'Arc të gatë 37.5 kilometra. Gara nisë nga qyteti BourgSaintAndeol ku për herë të parë kalon turi, me 7500 banorë me shumë kështjella e kisha dhe  me një ekonomi e bazuar në industri dhe selia e Ardatem-GerardPerrier njihet për Industrinë (energji bërthamore, mirëmbajtjen e sistemeve elektrike dhe sistemet e automatizimit për industrinë). Ka disa klube sportive. Garuesit mbyllin garën me kronometër në qytetin La cavernedu Pont d Arc, me 2500 banorw, të cilët për herë të parë janë mikpritës të Turit. Ka një ekonomi që bazohet më Turizëm (Ardèche ofron në brendësi ofertë më të madh në Francë akomodim në natyrë), vreshtari, kozmetikë organike (Melvita). Njihet edhe për shpellën antike Pont d'Arc dhe me shumë klube sportive.

Renditja pas etapës së 12-të

1. Thomas Gendt (BEL) Lotto Soudal                  04h 31' 51''

2. Serge Pauwels (BEL) Dimension Data   04h 31' 53''

3. Daniel Navarro (ESP) Solutions Credits 04h 32' 05''

4. Stef Clement (NED) IAM Cycling   04h 32' 31''

5. Sylvain Chavanel (FRA) Direct Energie  04h 32' 31''

6. Bert Jan Lindeman (NED) Lotto NL – Jumbo   04h 34' 43''

7. Daniel Teklehaimanot (ER) Dimension Data    04h 35' 04''

8. Sep Vanmarcke (BEL) Lotto NL – Jumbo        04h 35' 17''

9. Chris Anker Sorensen (DEN) Vital Concept     04h 36' 14''

10. Bauke Mollema (NED) Trek – Segafredo 04h 36' 56''

Renditja e përgjithshme       

1. Christopher Froome (GBR) Team Sky    57h 11' 33''

2. Adam Yates (GBR) Orica-Bikeexchange         57h 12' 20''

3. Nairo Quintana (COL) Movistar Team     57h 12' 27''

4. Bauke Mollema (NED) Trek – Segafredo         57h 12' 29''

5. Romain Bardet (FRA) AG2R La Mondiale        57h 12' 48'''

6. Alejandro Valverde (ESP) Movistar Team 57h 13' 05''

7. Tejay Van Garderen (USA) BMC Racing Team                   57h 13' 05''

8. Fabio Aru (ITA) Astana Pro Team 57h 13' 27''

9. Daniel Martin (IRL) Etixx-Quick Step      57h 13' 29''

10. Joaquin Rodriguez (ESP) Katusha       57h 13' 44''

Renditja ekipore

1.BMC Racing Team (USA)     171h 28' 49'

2. Movistar Team (ESP) 171h 32' 39''

3.  Team Sky (GBR)       171h 36' 31''

4. Astana Pro Team (KAZ)171h 51' 14'

5. Fraag2r La Mondiale (FRA)172h 07' 37'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat