Tom Dumoulin përsëri fiton, Froome shton epërsinë

Çiklizëm

Tom Dumoulin përsëri fiton, Froome shton epërsinë

Nga: Fazli Berisha Më: 15 korrik 2016 Në ora: 18:31
Tom Dumoulin

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 103-të-etapa e 13-të

Është zhvilluar etapa e parë me kronometër dhe e 13-ta me radhë në të cilin më i miri ishte holandezi Tom Dumoulin i cili në shtegun Bourg-Saint-Andéol - La Caverne du Pont-d'Arc të gatë 37.5 kilometra e kaloi për 50'15'' që ishte më i shpejtë se Froome në vendin e  dytë dhe portugezi Nelson Oliviera në vendin e tretë. Ndonëse ishte llogaritur favoritë Christopher Froome arriti i dyti në cak por arriti të shtojë epërsinë edhe më  tutje prinë në renditjen e përgjithshme, me kohë të përgjithshme prej  58h02' 51''. Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 309 pikë e bartë sllovaku Peter Sagan. Çiklisti belg Thomas Gendt mbanë fanellën e bardhë me topa të kuq me 89 pikë, ndërkaq fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë çiklisti anglez Adam Yates me kohë prej 58h05’36”. Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv ose luftarak i etapës e bartë çiklisti belg Thomas Gendt. Çiklistët të shtunën luftojnë për etapën e14-të, në një shteg të sheshtë përmes luginës së lumit Rone. Etapa zhvillohet në shtegun  Montélimar - Villars-les-Dombes Parc des Oiseaux të gatë 208.5 kilometra. Gara nisë nga qyteti Montélimar me 38030 banorë e që njihet si Evergreen Nuga apo tortë me arra që nga viti 1694, me një ekonomi të fuqishme si  qyteti i dytë në Drôme, 4.480 kompani, 18.250 vende pune në rajon, transporti (Sotrimo Charles-André Mazet, Chalavan et Duc), paketime (Autajon), logjistikë (Würth, Easydis, Amazon), 23 prodhuesit nuga(tortë me arra), Palais des Qendra CONGRES konferenca, shkolla pleqsh, teknike dhe arsim të mesëm profesional, Qendra për Studime pyjore dhe bujqësore. Ka kështjellën e bukur nga shek. i 11-të, kulla e shek.. të 15-të, Muzeun e  arteve, të qytetit dhe festivale dhe Pallatin e ëmbëlsirave (nuga). Ka klube sportive, hendboll, basketboll, ragbi. Turi kalon për herë të tretë në këtë qytet. Garuesit mbyllin këtë etapë në qytetin   Montélimar - Villars-les-Dombes Parc des Oiseaux, me 4400 banorë, njihet si qyteti unik për koleksionin e parkut të zogjve me një ekonomi si Park Bird(parku i zogjve), që tërheq turistik, është parku më i madh i shpendëve në Francë (35 hektarë) dhe një nga më të mëdhatë në Evropë. Me 3.000 zogj dhe 300 lloje nga të gjitha kontinentet e botës, ecin-me aviaries ofrojnë kontaktin e drejtpërdrejtë publik me zogj, zogjve në shfaqje fluturimit. Rreth 300.000 vizitorë në vit, duke përfshirë 30.000 nxënës. Ka 200 kampe, me karvanët dhe tenda. Qyteti pret për herë të parë Turin. Njihet për sportin e  ragbit
 

Renditja pas etapës së 13-të

1. Tom Dumoulin (NED) Team Giant-Alpecin 50' 15''

2. Christopher Froome (GBR) Team Sky 51' 18''

3. Nelson Oliveira (POR) Movistar Team 51' 46''

4. Jérôme Coppel (FRA) IAM Cycling 51' 50''

5. Rohan Dennis (AUS) BMC Racing Team 51' 56''

6. Bauke Mollema (NED) Trek –Segafredo 52' 09''

7. Geraint Thomas (GBR) Team Sky 52' 15''

8. Ion izaguirre (ESP) Movistar Team 52' 17''

9. Tony Martin (GER) Etixx-Quick Step 52' 20''

10. Stephen Cummings (GBR) Team Dimension Data 52' 39''
 

Renditja e përgjithshme       

1. Christopher Froome (GBR) Team Sky    58h 02' 51''

2. Bauke Mollema (NED) Trek – Segafredo 58h 04' 38''

3. Adam Yates (GBR) Orica-Bikeexchange 58h 05' 36''

4. Nairo Quintana (COL) Movistar Team 58h 05' 50

5. Alejandro Valverde (ESP) Movistar Team 58h 06' 08''

6. Tejay Van Garderen (USA) BMC Racing Team 58h 06' 10''

7. Romain Bardet (FRA) AG2R La Mondiale 58h 06' 55''

8. Richie Porte (AUS) BMC Racing 58h 07' 18''

9. Daniel Martin (IRL) Etixx-Quick Step 58h 07' 54''

10. Fabio Aru (ITA) Astana Pro Team        58h 08' 07''

Renditja ekipore

1.BMC Racing Team (USA) 174h 07' 01''

2.Movistar Team (ESP) 174h 15' 11''

3.  Team Sky (GBR)       174h 33' 34''

4. Astana Pro Team (KAZ)      174h 33' 34''

5. AG2R Mondiale  174h 52' 59''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat