Jarlinson Pantano fitues i etapës, Froome ruan fronin

Çiklizëm

Jarlinson Pantano fitues i etapës, Froome ruan fronin

Nga: Fazli Berisha Më: 17 korrik 2016 Në ora: 18:49
Jarlinson Pantano

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 103-të-etapa e 15-të

Ishte një shteg malor me katër ngjitje të forta me shkallë vështirësie deri në 10 për qind, ku pas një dueli të ashpër ndërmjet polakut Rafael Majka dhe kolumbianit Jarlinson Pantano, të cilët udhëhoqën gjatë gjithë garës në finish Pantano u tregua më i mirë, me më shumë forcë dhe freski dhe shtegun  Bourg-en-Bresse – Culoz të gatë 160 kilometra e përshkoi për 04h29’49”, pas tij në vendin e dytë përfundoi Rafael Majka dhe në vendin e tretë francezi  Alexis Vuillermoz. Pas fitores, Pantano tha” Kjo është e pabesueshme. Kjo është një ëndërr që u bë e vërtetë. Unë kam ardhur në Tour de France për të, por unë nuk besoja se kjo mund të ndodhë. Unë jam shumë i lumtur. Unë kam bërë këtë në sajë të shokëve të  skuadrës. Këtë  fitore është për gruan time dhe kapiten tim ekipit Mathias Frank i cili ishte tërhequr , sepse ishte i sëmurë”. Në fronin e të parit është edhe më tutje çiklisti anglez  Christopher Froome , i cili në renditjen e përgjithshme, prinë me kohë të përgjithshme prej 68h 14' 36'', duke ruajtur epërsinë ndaj ndjekësve të tij për 1’47’. Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 340  pikë e bartë sllovaku Peter Sagan. Çiklisti polak Rafael Majka tash mbanë fanellën e bardhë me topa të kuq me 127 pikë, ndërkaq fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë çiklisti anglez Adam Yates me kohë prej 68h 17' 21''. Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv ose luftarak i etapës e bartë çiklisti polak Rafael Majka. Çiklistët të hënën luftojnë për etapën e 16-të, nisën nëpër malin Jura deri në kiloterin e 104, kur çiklistët kalojnë në Zvicër, te kantoni Neuchatel e deri në kryeqytetin e saj Bernë. Etapa zhvillohet në shtegun Moirans-en-Montagne - Berne  të gatë 209 kilometra. Gara nisë nga qyteti Moirans en Montagne, me 2350 banorë e që ndryshe quhet qyteti i fëmijëve, sepse çdo vit në korik mbahet festivali i fëmijëve të gjithë fëmijët shfaqin aftësitë e tyre në fushat e ndryshme. Ka një ekonomi të bazuar në turizëm, Industrinë Toy, industritë e automobilave dhe mjekësore, zanate të ndryshme. Qyteti ka kështjellën e shek. të XV, shënjetoren gala-romake, qendra të fëmijve. Kaklube futbolli, ka garën Tour de Jura. Çiklistët përmbyllin këtë etapë në kryeqytetin e Zvicrësn ë Bernë, me 140 mijë banorë e  që njihet edhe si qyteti i ujit me më se 100 puse të shpërndara në qytet dhe është qendra e trashëgimisë botërore e shpallu nga UNESCO në vitin 1993. Ekonomia e këtij qyteti bazohet  me Sektorin më të madh industrial në Zvicër, selia e shumë kompanive shumëkombëshe (Swatch, Swisscom, Ebay), mallrave luksoze (watches), ushqim (Nestle, djathë Emmental, Toblerone, biskota Kambly). Universiti  me (17.000 studentë) dhe turizëm. Në sport njihet për futboll me skuadrën e superligës  Young Boys dhe  sporte tjera.


Renditja pas etapës së 15-të

1. Jarlinson Pantano (COL) IAM Cycling    04h 24' 49''

2. Rafal Majka (POL) Tinkoff   04h 24' 49''

3. Alexis Vuillermoz (FRA) AG2R La Mondiale    04h 24' 55''

4. Sébastien Reichenbach (SUI) FDJ                   04h 24' 55''

5. Julian Alaphilippe (FRA) Etixx-Quick Step       04h 25' 11''

6. Serge Pauwels (BEL) Team Dimension Data   04h 25' 14''

7. Pierre Rolland (FRA) Cannondale Drapac Team       04h 25' 14''

8. Ilnur Akarin (RUS) Team Katusha 04h 26' 19''

9. Daniel Navarro (ESP) Solutions Credits 04h 26' 19''

10. Tom Jelte Slagter (NED) Cannondale Drapac         04h 26' 57''

Renditja e përgjithshme       

1. Christopher Froome  (GBR) Team Sky   68h 14' 36''

2. Bauke Mollema  (NED) Trek – Segafredo        68h 16' 23''

3. YATES Adam (GBR) Orica-Bikeexchange       68h 17' 21''

4. Nairo Quintana (COL) Movistar Team     68h 17' 35''

5. Alejandro Valverde (ESP) Movistar Team       68h 17' 53''

6. Romain Bardet (FRA) AG2R La Mondiale        68h 18' 40''

7. Richie Porte (AUS) BMC Racing   68h 19' 03''

8. Tejay Van Garderen (USA) BMC Racing Team         68h 19' 23''

9. Daniel Martin (IRL) Etixx-Quick Step      68h 19' 39''

10. Fabio Aru (ITA) Astana Pro Team        68h 19' 52''

 

Renditja ekipore

1. Movistar Team (ESP)           204h 44' 46'

2.  Team Sky (GBR)       204h 51' 54''

3. BMC Racing Team (USA)    204h 54' 26'  

4. Astana Pro Team (KAZ)      205h 23' 45''

5. AG2R Mondiale                    205h 26' 41'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat