Froome: Katër etapat e ardhshme janë të vështira

Çiklizëm

Froome: Katër etapat e ardhshme janë të vështira

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 15:55
Chris Froome

Dita e martë ishte ditë pushimi për çiklistët, ndërsa nesër do të vazhdojë etapa e 17-të e “Tour de France 2016”. Kjo është gara më e njohur në botë e çiklizmit dhe gjithmonë sjell emocione të mëdha në mesin e dashamirëve me fanatikë të këtij sporti. Në krye të renditjes, madje i shkëputur ndjeshëm nga rivalët, është britaniku Chris Froome i ekipit ‘Sky’, që kërkon të mbrojë titullin. “Pushimi erdhi në momentin e duhur, për të mbushur bateritë para sulmit final”, ka thënë Froome, që shijon pushimin me skuadrën dhe mban të veshur prej disa etapash fanellën e verdhë të liderit. Në lidhje me situatën e krijuar në ‘Tour de France 2016’ dhe epërsinë që ka me rivalët, ai ka thënë: “Jam në epërsi, ndaj nuk jam unë ai që duhet të sulmoj. Duhet arsyetuar në çdo moment, pasi katër etapat e ardhshme janë malore e të vështira dhe duhet të jem i përgatitur në çdo moment. Situatat që mund të krijohen janë të ndryshme, por kam besim te skuadra, që deri më tani ka bërë një punë fantastike. Kam punuar fort që të krijoj këtë epërsi dhe besoj se java e tretë e ‘Tour de France 2016’ do të jetë po kaq pozitive sa dy të parat”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat