Guri:Ja kur e kuptova që u diskualifikova në Rio

Çiklizëm

Guri:Ja kur e kuptova që u diskualifikova në Rio

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 gusht 2016 Në ora: 11:03
Qëndrim Guri

Çiklisti Qëndrim Guri tregon për emocionet që pati në garën që zhvilloi në Lojërat Olimpike – ‘Rio 2016’. Ai tha se ka qenë një garë shumë e vështirë por u diskualifikua qysh në kilometrin e 80-të.  Guri nuk fshehu kënaqësinë që garoi me çiklistët e njohur botëror, si Greg Van Avermaet, Fabio Aru, Chris Froome etj.  “Gara ka qenë shumë e fortë, e cila ishte shumë malore, pavarësisht përgatitjeve të mija, janë munduar sa më shumë të qëndrojë në grup. Jam munduar sa më shumë me qëndruar në garë, por në kilometrin e 35-të u rrëzua grupi, megjithatë fati shpëtova unë, sepse aty kam munduar të diskualifikohem. Ka pasur çiklistë të tjerë qysh në dhjetë kilometrat e parë që janë diskualifikuar. Në kilometrin e 80-të, pasi shumë çiklistë i ka kapur koha e limituar, edhe mua me erdh lajmi se jam i diskualifikuar. Megjithatë, edhe u diskualifikova. Me gjithë diskualifikimin, unë vazhdova garën deri në fund, por pa renditje. Koha ime ka qenë për 7 orë e 15 minuta. Desha vetën ta testojë për sa orë e minuta do ta përfundojë garën. Kam parë një garë të fortë, shtigjet jashtëzakonisht të forta dhe që vetëm i kisha dëgjuar”, tha Guri për gazetën kombëtare “Bota sot”. Ai e pranon se ka qenë në emocione, por theksoi se kishte një përvojë nga Lojërat Evropiane në Baku gjatë vitit të kaluar. “Ishte shumë vështirë, pasi që përgatitja fizike e teknike ishte në anën e sportistëve të njohur, si Froome, Majka, Nibali etj.  Froome është çiklisti më i mirë në botë, pastaj edhe shumë të tjerë aty, ishte edhe një privilegj për mua të garojë përkrah tyre.  Unë jam krenar që isha pjesë e kësaj gare të madhe pavarësisht rezultatit. Kështu që kjo është një përvojë e mirë. Duhet theksuar se me përgatitjen time dëshmova se isha më i mirë se disa çiklistë nga shtetet tjera”, tha Guri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat