Boasson Hagen fiton etapën e 19-të, Froome një hap afër titullit - Bota Sot
Boasson Hagen fiton etapën e 19-të, Froome një hap afër titullit

Çiklizëm

E hënë, 21 maj 2018

Boasson Hagen fiton etapën e 19-të, Froome një hap afër titullit

Nga: Fazli Berisha Më: 21 korrik 2017 Në ora: 18:54
Boasson Hagen

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 104-të-etapa e 19-të

Po afrohet fundi i edicionit të 104-të të garës më me nam në botë Tour de France, sot u zhvillua etapa e 19-të dhe kanë mbetur vetëm dy etapa deri në fund. Kështu në etapën e29-të ka triumfuar pasi shtegun Embrun - Salon de Provence të gjatë 220 kilometra e përshkoi për 05h06'09''  duke lënë në pozitën e dytë gjermanin Nikias Arndt dhe në vendin e tretë belgun Jens Keukeleire. Në renditjen e përgjithshme pas etapës së 19-të vazhdon të kryesojë kampioni aktual anglezi Christopher Froome  me kohë të përgjithshme 83h 26' 55'' dhe është bvetëm një hap afër për ta fituar për herë të tretë Tour de France.

Fanellën e gjelbër e bartë çiklisti australian Michael Matthews me 364 pikë, ndërsa francezi Warren Barguil  bartë fanellën e bardhë me pika të kuqe(polka)  me 169 pikë. Çiklisti që bartë fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është amerikani Simon Yates  me kohë prej 83h31'41'', ndërsa çiklisti më agresiv ishte çiklisti belgu Jens Keukeleire dhe bartë edhe fanellën (kombinative) të kuqe me numër 1. Të shtunën çiklistët vazhdojnë garën për etapën e 20-të  me kronometër në Marsejë me  23 kilometra. Kjo është etapa e parafundit ku edhe mund të përcaktohet fituesi. Marseji është një qytet i bukur ku gjurmë ka lënë edhe Zinedin Zidane me 870700 banorë me një Ekonomia: Porti kryesor francez, universiteti më i madh francez në botë, shtatë milionë turistë në vit Sport: Kryeqyteti Evropian i Sportit në 2017. Olympique de Marseille (futbolli, Ligue 1), Cercle des Nageurs de Marseille (not). Orange Vélodrome. Ngjarje: Red Bull u rrëzua, Run në Marsejë, Tour de France e lundrimit, Sosh Freestyle Cup (sportive konkurruese dhe urbane), Urban Éléments (sporte urbane).

Trashëgimia: Bazilika e Notre-Dame de la Garde (shekulli i 17-të), Abbey Saint-Victor (shekulli i 12-të), kisha Saint-Laurent (shekulli i 12-të), Palais du Pharo (shek XIX), Pallati Longchamp (shek XIX). Cité radieuse Le Corbusier (bllok qëndrimi me rëndësi arkitektonike), Château d'If, 17 muze, duke përfshirë MuCEM (qytetërimet e Evropës dhe Mesdheut), Arteve të Bukura, Muzeu i Historisë Natyrore, Cantini, Borely, Motor, Memorial de la Marseillaise, Roman doke. Ngjarje: Marseille Jazz i Pesë kontinenteve, Festivali i Marsit (vallëzim).

Rezultatet e etapës së 19-të

1. Edavld Boasson (Nor.)TEAM DIMENSION DATA                    05h 06' 09'' 

2. Nikias Arndt (Gjerm.) TEAM SUNWEB                                       05h 06' 14''

3. Jens Keukeleire (Bel.) ORICA - SCOTT                        05h 06' 26''

4. Daniele Bennati (Ita.) MOVISTAR TEAM                                   05h 06' 26''

5. Thomas De Gendt (Bel.) LOTTO SOUDAL                               05h 06' 26''

6. Sylvain Chavanel (Fra.) DIRECT ENERGIE                              05h 06' 26''

7. Elie Gesbert (Fra.) FORTUNEO - OSCARO                              05h 06' 26''

8. Jan Bakelants (Bel.) AG2R LA MONDIALE                               05h 06' 26''

9. Michael Albasini (Zvi.) ORICA - SCOTT                         05h 06' 28''

10. Pierre Luc Perichon (Fra.) FORTUNEO-OSCARO                05h 07' 41''

Renditja e përgjithshme

1. Christopher Froome (Brit. M.) TEAM SKY                     83h 26' 55''                 

2. Romain Bardet (Fra.) AG2R LA MONDIALE                 83h 27' 18''

3. Rigoberto Uran (Kol.) CANNONDALE DRAPAC           83h 27' 24''

4. Mikel Landa (Spa.) TEAM SKY                                       83h 28' 31'

5.  Fabio Aru (Ita.) ASTANA PRO TEAM                            83h 28' 50''

6. Daniel Martin (Ita.) QUICK - STEP FLOORS                 83h 29' 51'

7. Simon Yates (SHBA) ORICA – SCOTT                          83h 31' 41''

8.  Louis Meintjes (Afrika e J.) UAE TEAM EMIRATES    83h 33' 47''

9. Warren Barguil (Fra.) TEAM SUNWEB              83h 35' 17''

10.  Alberto Contador (Spa.) TREK – SEGAFREDO        83h 35' 29''

Renditja e ekipeve

1. Team Sky  (Brit. M)           250h 38' 26''               

2. AG2R La Mondiale (Fra.) 250h 41' 34''

3.  Trek – Segafredo (SHBA)           252h 20' 17''

4.  BMC Racing Team (SHBA)        252h 26' 01''

5. Orica - Scott  (Aus.)                      252h 27' 55'

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test