Maciej Bodnar më i shpejti me kronometër, Froome afër titullit - Bota Sot
Maciej Bodnar më i shpejti me kronometër, Froome afër titullit

Çiklizëm

E enjte, 24 maj 2018

Maciej Bodnar më i shpejti me kronometër, Froome afër titullit

Nga: Fazli Berisha Më: 22 korrik 2017 Në ora: 18:18
Maciej Bodnar

Në etapën e parafundit të 20-të që është etapë me kronometër (TTT), morën pjesë 167 çiklistë. Në garën me kronometër më i shpejti ishte çiklisti polak Maciej Bodnar (Bora-Hansgrohe) ka fituar 22.5km kohë individuale në rrugët e Marsejës, për 28'15''  me një avantazh prej vetëm një sekonde ndaj bashkatdhetarit të tij Michal Kwiatkowski (Sky) i cili hapi rrugën për shokun e tij Chris Froome për të konfirmuar superioritetin ndaj orës mbi Rigoberto Uran dhe Romain Bardet.

Në renditjen e përgjithshme pas etapës së 19-të vazhdon të kryesojë kampioni aktual anglezi Christopher Froome  me kohë të përgjithshme 83h55' 16'' dhe është shum afër për ta fituar për herë të tretë Tour de France. Fanellën e gjelbër e bartë çiklisti australian Michael Matthews me 364 pikë, ndërsa francezi Warren Barguil  bartë fanellën e bardhë me pika të kuqe(polka)  me 169 pikë. Çiklisti që bartë fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri është amerikani Simon Yates  me kohë prej 84h01'30'', ndërsa çiklisti më agresiv ishte çiklisti belgu Jens Keukeleire dhe bartë edhe fanellën (kombinative) të kuqe me numër 1.

Të dielën çiklistët mbyllin garën dhe përfundon Tour de France garën për etapën e 21-të  në shtegun - Montgeron - Paris Champs-Élysées i gjatë 105 kilometra, kryesisht në qark përreth Marsejit. Çiklistët nisën nga Montegeron me 23 mijë banorë dhe një Ekonomia: Tre zona të veprimtarisë ekonomike, por qyteti është kryesisht banimi. Në Essonne: 45,000 kompani (duke përfshirë Alcatel-Lucent, Carrefour, Coca-Cola, Renault, Safran, Sanofi-Aventis dhe Thalès), Génopole (bioteknologjia dhe bioterapia) në Évry, Évry-Val d'Essonne University dhe Ecole Polytechnique në Palaiseau..Sport: ES Montgeron Athlétisme, Montgeron Escrime (skermë), Antante Cycliste Montgeron Vigneux. Në ESSONNE: FCF Juvisy Essonne (futbolli i femrave, divizioni 1), Rugby Club Massy Essonne (Fédérale 1). Ngjarja: Montgeron International Athletics Meeting. Trashëgimia: Pavillon du Moustier (shek XVII), Château de Chalandry (shek XVII), mulli Senlis (shek XV), Josèphe Jacquiot Museum. Në Essonne: Château de Courances, Kulla e Muzeut, Muzeu i Fotografisë në Bièvres, Domaine de Chamarande, Domaine de Méréville, Propriété Caillebotte në Yerres (dhoma ekspozimi). Ngjarje: Festivali i Shkencës në Orsay, Festivali Elfondurock në Marcoussis. Dhe si zakonisht gara mbyllet në bulevardin Paris Champs Elysees me 2.240.000 banorë dhe me një Ekonomi: administrim, teknologji të reja, hulumtim, modë, luks, turizëm (qyteti më i vizituar në botë me mbi 30 milionë vizitorë çdo vit).Sport: Paris Saint-Germain (futbolli Ligue 1 dhe skuadra e femrave, divizioni i hendbollit 1), Stade Français Paris (skuadra e rugby Top 14). Ngjarje: maratonë dhe gjysmë maratonë e Parisit, tenisi francez Open, xhudo (Tournoi de Paris). Kultura: 31 monumente (Kulla Eiffel, Arc de Triomphe, Notre-Dame, Sacré-Coeur, Invalides, Panthéon ...), 173 muze (Louvre, Grand dhe Petit Palais, Qendra Pompidou, Orsay, Quai Branly ...) 208 teatro dhe kabare, 430 ekrane kinemaje.

Rezultatet e etapës së 20-të

1. Maciej BODNAR(POL)BORA - HANSGROHE               28' 15''

2. Micah KWIATKOWSKI(POL)TEAM SKY                       28' 16''

3. Christopher FROOME (GBR)TEAM SKY                       28' 21''

4. Tony MARTIN (GER)TEAM KATUSHA ALPECIN        28' 29''

5. Daryl IMPEY (RSA)ORICA - SCOTT                              28' 35''

6. Alberto CONTADOR (ESP)TREK - SEGAFREDO        28' 36''

7. Nikias ARNDT (GER)TEAM SUNWEB                           28' 43''

8. Rigoberto URAN (COL)CANNONDALE DRAPAC         28' 46'' 

9. Stefan KÜNG (SUI)BMC RACING TEAM                       28' 49''

10. Sylvain CHAVANEL (FRA)DIRECT ENERGIE            28' 52''

 

Renditja e përgjithshme

1. Christopher FROOME (GBR)TEAM SKY                       83h 55' 16''   '             

2. Rigoberto   URAN (COL)CANNONDALE DRAPAC       83h 56' 10''

3. Romain  BARDET (FRA)AG2R LA MONDIALE            83h 57' 36'' '

4. Mikel LANDA (ESP)TEAM SKY                                       83h 57' 37''

5.  Fabio ARU ITA) ASTANA PRO TEAM                          83h 58' 21''

6. Daniel MARTIN (ITA) QUICK - STEP FLOORS             83h 59' 58''

7. Simon YATES(USA) ORICA – SCOTT                           84h 01' 30''

8.  Louis MEINTJES (RSA) UAE TEAM EMIRATES         84h 03' 36''

9.  Alberto CONTADOR (ESP) TREK – SEGAFREDO     84h 04' 05''

10. Warren BARGUIL(FRA) TEAM SUNWEB                   84h 04' 41''

 

Renditja e ekipeve

1. TEAM SKY (GBR)                                                             252h 04' 09'  

2. AG2R LA MONDIALE (FRA)                                           252h 11' 23''

3.  TREK – SEGAFREDO(USA)                                          253h 48' 55''

4.  BMC RACING TEAM(USA)                                             253h 53' 58''

5. ORICA - SCOTT   (AUS)                                                  253h 56' 30''

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test