Cila është gjendja e trajnerit të Trepçës të lënduar rëndë?

Çiklizëm

Cila është gjendja e trajnerit të Trepçës të lënduar rëndë?

Nga: Kemajl Goca Më: 28 korrik 2017 Në ora: 10:42
Pamje nga vendi i aksidentit

Me 26 korrik në Rrezallë të Skenderajt, trajneri i Trepçës nga Mitrovica, Sabri Hyseni, njëherësh nënkryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, është aksidentuar rëndë. Sipas kryetarit të Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, Sabriu ka dalë nga koma, është në  gjendje stabile dhe ka filluar të flas. “Për momentin gjendja e Sabriut është stabile.

Sipas informatave dhe bisedave me mjekë, ai është në spitalin kirurgjisë abdominale në Prishtinë. Është në rehabilitim.  Ai ka dalë prej kome, ka filluar të flas. Sabriu ka pasur thyerje të brirëve dhe unazave kurrizore.  Shpresojmë se shumë do të përmirësohet”, tha Nuha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat