Tërhiqet nga çiklizmi - Bota Sot
Tërhiqet nga çiklizmi

Çiklizëm

E hënë, 20 gusht 2018

Tërhiqet nga çiklizmi

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 19:38
Alberto Contador

Alberto Contador thotë lamtumirë atëherë kur askush se priste. Me vitet që kalojnë dhe pas një paraqitjeje poshtë pritshmërive në Tour De France, spanjolli merr një vendim të papritur. Contador ka vendosur të tërhiqet nga çiklizmi në përfundim të Vueltas së Spanjës. Edhe pse kishte lënë të kuptohet se do të garonte edhe për një tjetër vit për ti dhënë fund karrierës në 2018-tën, 34-vjecari iberik, i ka surprizuar të gjithë fansat e tij me një video të postuar në Instagram, ku shpjegon arsyet e tërheqjes nga ciklizmi.  I prekur sepse për të nuk është e lehtë ti thotë lamtumirë sportit që e bëri të famshëm, Contador bëri me dije se pas  Vueltës nuk do të pedalojë më biçikletën.

Në palmaresin e tij ka pak nga të gjitha.  Profesionist që  nga 2003, spanjolli ka arritur të fitojë në karrierën 3 turet e mëdha ciklistike. Në 2007 dhe 2009 ka triumfuar në Tour de France, në 2008 dhe 2015 ka fituar Giro D’Italian, ndërsa në shtëpinë ka triumfuar në plot 4 raste pasi Vuelta e Spanjës mund të konsiderohet ndryshe edhe si gara e preferuar e Contador.  I njohur ndryshe me emrin El Pistolero, Contador konsiderohet pa frikë si një nga ciklistët më të mëdhenj të gjeneratës së tij por edhe të të gjitha kohrave. Por edhe për një çiklist të madh si ai ka ardhur momenti për të thënë stop. Turi i fundit i Francës të cilin e mbylli me 9 minuta vonesë nga fituesi Chris Froome, ka përshpejtuar lamtumirën e Contador nga çiklizmi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test