Presidenti i Federatës së Çiklizmit: Nuk do blejmë biçikletë 13 mijë euro vetëm për një orë - Bota Sot
Presidenti i Federatës së Çiklizmit: Nuk do blejmë biçikletë 13 mijë euro vetëm për një orë

Çiklizëm

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Presidenti i Federatës së Çiklizmit: Nuk do blejmë biçikletë 13 mijë euro vetëm për një orë

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 14:42
Skënder Anxhaku

Shqipëria do të marrë pjesë në Botërorin e Çiklizmit, që do të mbahet përgjatë kësaj jave në Bergen të Norvegjisë dhe presidenti i dyrrotakëve shqiptarë, Skënder Anxhaku, ka synime ambicioze për dy sportistët kuqezi Eugert Zhupa dhe Redi Halilaj.
“Mendoj se këta janë dy sportistët më në zë shqiptarë dhe do të kenë rezultat shumë të afërt me vendin e parë. Dihet që në garën e kronometrit ndahen me të qindtat e sekondave. Zhupa është një çiklist shumë i fortë dhe besoj se do të hyjë brenda 20-es”, tha kreu i çiklizmit për TVSH. Për Anxhakun, pjesëmarrja mund të kishte qenë edhe më e madhe nëse mbështetja do të ishte më e madhe.
“Në radhë të parë jam shumë i kënaqur me kampionatin europian për mënyrën se si u zhvillua dhe rezultatet që u arritën. Shqipëria kishte mundësi të merrte pjesë jo me dy, por me mbi 10 sportistë në kampionatin botëror. Por, kemi problemet tona, të cilat lidhen më tepër me fondet”. Sipas kreut të Federatës Shqiptare të Çiklizmit, mungesat e bazës materiale kushtëzojnë garimin.
“Ky është një sport që ka shumë shpenzime. Në kronometër ishte planifikuar për të marrë pjesë me tre veta, por për arsye se Sefa nuk ka biçikletë, kronometri që kushton shumë. Nuk është e thënë që nuk mund të blihej 12-13 mijë euro, por është një biçikletë që përdoret për një ditë, për një orë. Ndaj ishte një shpenzim shumë i madh”. Në garën e kronometrit, Shqipëria do të marrë pjesë me Eugert Zhupën dhe Redi Halilajn, ndërsa në atë të rrugës vetëm me Zhupën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test