Organizatorët e Turit: Zgjidhni çështjen “Froome”, nuk e duam në garë

Çiklizëm

Organizatorët e Turit: Zgjidhni çështjen “Froome”, nuk e duam në garë

Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 09:09
Christian Prudhomme

Drejtori i Turit të Francës, Christian Prudhomme, i ka kërkuar autoriteteve të çiklizmit që të veprojnë shpejt për të sqaruar çështjen e dopingut që ka prekur fituesin e këtij turneu Chris Froome.

Në fakt, britaniku doli pozitiv në Vueltën e Spanjës, titull që mund ta humbasë, por ai mund të marrë edhe një pezullim pas skandalit doping. Prudhomme nuk dëshiron të përsëritet e njëjta situatë si 6 vite më parë, kur Alberto Contador fitoi Turin e Francës, ndërkohë që ishte nën hetim për përdorim dopingu dhe iu hoq fitorja disa muaj më vonë.

“Ne duam që hetimet të përfundojnë sa më shpejt dhe jo të zgjasin pafund, të këtë qartësi nga kjo situatë e krijuar. Ne duam një përgjigje nga UÇI sa më shpejt. Nk duam që Froome të marrë pjesë në Turin e Francës, ndërkohë që është nën hetim për doping”, tha Prudhomme për mediat britanike.

Froome, 32 vjeç, doli pozitiv me salbutamol 2 javë më parë, por ai u justifikua se këtë medikament e merr për shkak të astmës. Por si në testin A ashtu dhe atë B të kryer në urinën e çiklistit, substanca e ndaluar doli 2 herë mbi norma.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat