Çiklisti qëllohet me armë

Çiklizëm

Çiklisti qëllohet me armë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 17:45
Ilustrim

Edhe dy çiklistë të tjerë janë aksidentuar gjatë kohës që ishin duke u stërvitur në rrugët e Francës. Incidenti i rëndë i ka ndodhur çiklistit francez Clemend Delcros, që garon me skuadrën e Aix-En Provence. Gjatë kohës që ishte duk u stërvitur në rrugë është qëlluar me armë në shpatullën e majtë një nga person i paidentifikuar, që udhëtonte me makinë. “Jam mirë, e ngre krahun, por jam i trishtuar nga sa ndodhi. Nuk kam asgjë ndaj askujt, ndaj nuk kuptoj se përse më qëlluan”, thotë çiklisti.

18-vjeçari ndjeu zhurmën dhe më pas dhimbje në shpatull, por fillimisht nuk e kuptoi se ishte qëlluar me armë. Më pas vuri re gjakun që i rridhte përgjatë krahut dhe shkoi në spital ku është mjekuar. Delcros ka shprehur gjithë inatin e tij përmes faqes së tij zyrtare “Facebook”, ku ka rrëfyer çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që stërvitej. Natyrisht që çiklisti ka bërë denoncim,in përkatës në polic, raporton telesport.al.

“Isha në fund të stërvitjes, isha gati 1km larg shtëpisë dhe po pedaloja me 50km/orë, në një dishezë të lehtë. Isha në një rrugë normale dhe pashë që erdhi një makinë nga ana e tjetër e rrugës, që më kaloi shumë pranë dhe dëgjova një goditje. Pashë që kisha një dëmtim në shpatullën e majtë dhe fillimisht mendova se mos ndokush nga makina më gjuajti me gurë dhe nuk po e merrja vesh edhe pse më dilte gjak. Isha pranë një spitali dhe shkova aty me biçikletë”, tha Delcros.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat