Katër herë fituesi i “Tour de France”, Chris Froome, u nxor nga gara me biçikletën e tij nga një oficer policie.
Ky i fundit mendoi se ai ishte një fans. Incidenti i jashtëzakonshëm po bën xhiron e rrjetit.
Xhandari e rrëzoi 33-vjeçarin pak pasi ai kishte mbaruar fazën e 17-të të garës.
Froome, që mbante veshur bluzën e ekipit ‘Team Sky’, e ofendoi oficerin: Të q…
Por oficeri nuk dukej i shqetësuar.
Incidenti vjen një ditë pasi policia u detyrua që të përdorte spraj me piper për të shpërndarë një protestë të fermerëve. Por bashkë me fermerët, me spraj u spërkatën edhe çiklistët, duke pezulluar garën.