Përfundoi Festivali i X-të Internacional i Poezisë “Sofra Poetike Boras 2021”

Diaspora

Përfundoi Festivali i X-të Internacional i Poezisë “Sofra Poetike Boras 2021”

Nga: Bahtir Latifi    Më: 30 maj 2021 Në ora: 08:39
Festivali "Sofra Poetike Boras 2021"

Në Boras të Suedisë Qendra Kulturore Shqiptare "Migjeni" organizoi festivalin tradicional të Poezisë ” Sofra poetike 2021” të 10-tin Jubilar ku me poezitë e tyre u paraqitën poetë e poetesha të shumtë nga vise të ndryshme të Suedisë dhe të Evropës.

Përveç poetëve dhe poeteshave shqiptare, në këtë festival tashmë tradicional, morën pjesë edhe poetë nga vende dhe komunitetet të ndryshme nga shtete të ndryshme që lexuan dhe në gjuhë të ndryshme: shqip, suedisht, anglisht, spanjisht, arabisht, bullgarisht, greqisht, etj. Kjo pra është poezia e cila i bashkon të gjithë njerëzit pa dallim gjuhe, feje, race, kombi apo vendi.

Ky ishte edhe qëllimi i këtij festivali që nga fillimi i tij. Pra qëllimi që të na bashkoj dhe të ndërtojmë ura lidhëse në mes njerëzve të ndryshëm. Prandaj edhe është festivali i parë i llojit të tillë në Boras e më gjerë në Suedi. Hamit Gurguri që e shpalli të hapur festivalin dhe shkrimtari Rizah Sheqiri që e moderoi bukur festivalin edhe sivjet, i dhanë hijeshinë shtesë festivalit, si me prezencën dhe moderimin e shkëlqyer i kënaqën mysafirët që ishin prezentë në sallë si dhe ata që u kyçën drejtpërdrejtë në internet nga vende të ndryshme të të Suedisë e të Evropës. Në fillim me një minutë heshtje u nderuar dy nga bashkëpunëtorët e festivalit Skënder Temali dhe Shkëlqim Demaku të cilët më nuk janë në mesin tonë.

Më pastaj filloj festivali i cili sot u zhvillua në katër pjesë: Në pjesën e parë u ndan çmime për autorë e autore pjesëmarrës ndër më aktivët në këtë festival, për të arriturat e tyre në letërsi si dhe për kontributin e tyre të dhënë vite me radhë. Për kontributin e tij në fushën e letërsisë, në gjuhën shqipe e suedeze, Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” e shpalli poetin dhe shkrimtarin Rizah Sheqiri Kryetar Nderi të kësaj Qendre. Ndërsa Çmimi "Pena e Artë e Migjenit" sivjet iu nda këtyre krijuesve: poetit suedez z. Peter Nyberg, poetes Migena Arllati, romansierit Hamit Gurguri, gazetarit Bahtir Latifi dhe shkrimtarëve Viron Kona dhe Sokol Demaku.

Mirënjohje u ndanë po ashtu për një numër të madh të poetëve dhe poeteshave për kontributin e tyre në letërsi, për ruajtjen dhe pasurimin gjuhës shqipe si dhe për punën e tyre për Festivalin "Sofra Poetike Borås 2021". Mirënjohje u ndan për: Hemgården (Lokali ku u mbajtë festivali) Nuria Baduni Slavka Marinovska Jolia Qela Farida Ramadani Mimoza Halili Eltona Lakuriqi Hidajete Hasani Ganimete Demiri Suada Imeri Maja Ivkoviç Ollga Selmani Mimoza Elona Osmani Lili Sheqiri Imri Demisha Ibrahim Abedini Remzi Basha Ahmet Ahmet Atasoi Nexhat Rexha Teuta Haziri Në pjesën e dytë të Festivalit u lexuan poezi nga autorët që ishin prezentë në sallë, suedezë e shqiptarë pastaj filloj pjesa e tretë ku poezitë e tyre i lexuan shumë poetë të cilët nuk ishin prezentë në sallë por që u kyçën lidhje të drejtpërdrjetë pjesëmarrëje përmes internetit.

Shpresojmë që vitin e ardhshëm, ky Festival do të zhvillohet në rrethana normale dhe jo në kushte të jashtëzakonshme pandemie si kjo që e kemi tani e dy vite me radhë. Në pjesën e katër u bë promovimi i antologjisë ”Fontanë fjalëve” botuar nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” ku janë përfshirë 80 poetë në 11 gjuhë

. Redaktori i antologjisë lexoi poezinë e tij Fontanë fjalësh shqip e suedisht. Nga antologjia në fjalë në fund të festivalit Qerime Gurguri mësuese e gjuhës shqipe lexoi dy poezi të Sokol Demakut i cili për shkaqe familjare nuk mori pjesë në festival. Festivalin e përshëndetën dhe përgëzuan përfaqësuesit e Shoqatës Hemgarden dhe Dardania nga Boras z. Jane Nolin dhe Z. Muharrem Binaku.

Këtu po ju sjellim disa foto nga Festivali "Sofra Poetike Boras 2021" i cili më shumë sukses u mbajt në qytetin Boras - Suedi.

Image
Festivali "Sofra Poetike Boras 2021"
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat