Furnizohej nga një shqiptar, arrestohet bariu që përveçse ruante delet shiste dhe kokainë

Diaspora

Furnizohej nga një shqiptar, arrestohet bariu që përveçse ruante delet shiste dhe kokainë

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 17:11
Foto Ilustrim

Policia italiane ka arrestuar një 70-vjeçar në Itali, i cili hiqej si bari delesh, por krahas saj merren dhe shpërndarjen e kokainës.

Sipas mediave të huaja, i moshuari i identifikuar si ‘Pastori’, furnizohej nga një shqiptar me banim në zonën e Ivrea.

Mediat bëjnë me dije se midis tetorit 2015 dhe shkurt 2016, bariu mundi të shiste mbi 200 doza kokainë tek klientët nga e gjithë zona e Vercellit dhe Torinos, duke alternuar shtëpinë e tij në Saluggia (Vercelli) dhe fshatin ku kulloste delet si një vend të shitjes.

Po ashtu në pranga ka rënë dhe një person tjetër, i cili ishte dënuar me 4 vite për grabitje, trafik dhe armëmbajtje: të gjitha krimet e kryera midis Cavaglià (Biella), Vercellit dhe San Germano nga 2009 në 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat