Sikur në shumë familje tjera nga Mitrovica dhe Kosova, që ndodhen në mërgim, në vendet perëndimore, fëmijët e të cilave merren me sport dhe po bëjnë hapa drejt një karriere të suksesshme në sport, edhe në familjen e Shefki Shalës nga Vidishiqi i Shalës së Bajgorës, janë dy çuna njëri 9 e tjetri 10 vjeçar Bleoni dhe Endriti, talent që premtojnë shumë dhe për të cilët besohet se do të flitet shumë në të ardhmen.
Një e veçantë tjetër e dy mitrovicasve të vegjël është fakti se ata stërviten në skuadrën e njëjtë Wertingen, ku njëri është portier “gardian” i portës së vetë, ndërsa tjetri është qendërsulmues “snajperist” i portës kundërshtare, duke qenë kështu shpesh figurat kyçe në skuadër qoftë Bleoni me pritjet e tij, apo Endriti me golat e shënuara, që shpesh janë vendimtar.
Bleoni i lindur me 13 shtator 2013, ka nis të ndjek gjurmët e vëllait Endritit në sportin e futbollit në skuadrën Wertingen, qysh pas moshës 3-4 vjeçare dhe për habi, ai zgjodhi portën dhe po mëson sekretet dhe rutinën e portierit, duke dëshmuar përkushtim dhe durim në këtë pozitë në skuadër.
Ai ka idhull portierin e kombëtares gjermane dhe të skuadrës së Bayernit Manuel Neuer dhe përpiqet ta “kopjoj” plotësisht në lojën e tij, por i pëlqen edhe portieri i Kosovës Muriq me mënyrën si menaxhon me situatën brenda zonës së rrezikut.
Endriti si vëllai më i madh, është lindur me 26 maj 2012, po ashtu rreth moshës 3-4 vjeçare ka nis stërvitje në Akademinë e Futbollit Wertingen, ai njihet si futbollist talent, godet me të dy këmbët por specialitet e ka të djathtën, pozita e tij është qendërsulmues, duke u shpall shumë herë edhe golashënues i skuadrës së tij.
pozicioni që ka në skuadër, ia ka imponuar edhe modelin dhe idhull i tij në këtë sport dhe ky është qendërsulmuesi i Bayernit dhe Polonisë Robert Lewandovski, gjë që ka rezultuar edhe sukses, pasi Endriti është një golashënues i papërmbajtur edhe shumë i gjindshëm e kontribuues në skuadrën e tij.
Të dy vëllezërit në periudhën e deritashme të angazhimit në Futboll, kanë qenë pjesë e shumë turneve edhe garave në grupmoshat deri U-12, duke u përballur me bashkëmoshatarët e tyre nga skuadra të njohura si Juventus, Porto, Bayern, Augsburg, Dinamo Zagreb, Barcelona etj.
Edhe pse Endriti e Bleoni janë të lindur në Gjermani dhe aktualisht kanë vetëm pasaporta gjermane, ata me kureshtje fal edukimit dhe dashurisë së mbjell nga familja për atdheun e tyre Kosovën, përcjellin çdo ndeshje të kombëtares së Kosovës dhe ëndërr e synim e kanë bartjen e fanellës së Kosovës, prej ku secili ka të preferuarit e vetë Endriti e do Milot Rashicën , ndërsa Bleoni Aro Muriq.
Njohësit e futbollit në qytetin Wertingen fal paraqitjeve të tyre të deritashme kanë evidentuar si talent premtues vëllezërit Bleon e Endrit Shala, ndërsa këtë ata e bazojnë në rezultatet e arritura nga grupmosha ku ata luajnë në vitin 2020 dhe 2021, ku ata dolën fitues në disa turne ndaj skuadrave me shumë nam.