Istogu aty ku mërgimtarët çmallen me atdheun!

Diaspora

Istogu aty ku mërgimtarët çmallen me atdheun!

Nga: Miftar Zagragjaj Më: 4 gusht 2022 Në ora: 15:06
Miftar Zagragjaj

Në Istogu është organizuar një manifestim për t`u dëshiruar mirëseardhje mërgimtarëve që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të botës, që kanë ardhur në vendlindje për të shuar mallin me familjet dhe të afërmit e tyre. Një fjalën përshëndetëse, aktivist i pa lodhshëm

z.Avdulla Shatri në emër të këshilli organizativ dhe në emër të Klubit i "RTV Fontana".Stafi drejtues dhe drejtori i Radio Televizionit ,,Fontana“,z. Zeqir Mehmetaj.

Të nderuar vëllezër e motra, bashkatdhetarë të nderuar.

Është një nder dhe kënaqësi e veçantë për ne, t’ju përshëndes përzemërsisht,

,,Mirës se erdhet Sanate në qytetin ë Istogut”!

“Uroj që shënimi i kësaj ngjarje historike të na shërbej për të mos e harruar të kaluarën për të qenë të bashkuar si çdoherë ta ndërtojmë të ardhmen dhe të kujtojmë sakrificën e gjithë atyre dëshmorëve të cilët dhanë gjënë më të shtrenjtë jetën vetëm e vetëm që ne të jetojmë të lirë.

Diasporës shqiptare.Vijnë nga treva të ndryshme shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, nga Kosova Lindore, dhe Mali i Zi..... etj.

Aktiviteti diasporës shqiptare në mergim osht bashkëpunimin e organizmi midis neshe.

Qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve për ruajtjen e identitetit dhe organizimit të mirëfilltë diasporës shqiptare.

Shqiptarë në diaspore kanë bërë emër.

Në mesin e mërgatës shqiptare mund të gjejë ekspert të të gjitha fushave, emër në politikë, arsim , letërsi, sport, art figurativ, mjekësi, muzikë, teknologji, ekonomi, kanë krijuar biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha, që udhëheqin në ekonomi, administrata e fusha tjera të rëndësishme.

Komunitetit shqiptar dhe aktivitetet e tyre për Çështjen kombëtare.

Roli i mërgatës shqiptare për trojet shqiptare ka qenë dhe ka mbetur shumë i fuqishëm, gjithçka që e kanë bërë në emër të përkushtimit për atdheun.

Ne jemi krenari për punën dhe aktivitetin tone, për rolin që kem luajtur ne mërgata shqiptarë ne financimin dhe grumbullimin e ndihmave dhe mjeteve të nevojshme për financimin,për të mbrojtur e çliruar tokat e tona atnike Dardanë,e për çlirim nga pushtuesit,edhe luftuar për çlirimin e trojeve Shqiptare.

Si dhe për mbajtjen gjallë të popullatës së rrezikuar nga uria gjatë viteve 1990-1999, në kohën kur Kosova gjendej në okupim barbar të regjimit kriminal të Serbisë.

Këto fonde u shndërruan në institucione të pazëvendësueshme për financimin e shtetit paralel të trojeve Shqiptare, tërë angazhimin e bënin kryesisht mbi baza vullnetare si dhe me shpenzime personale.

Po ashtu, gjatë periudhës së luftës në trojet etnike u themeluan edhe Grupet të Emergjencës në diaspor,i themeluar nga bashkatdhetarët tanë për nevoja urgjente të popullatës së dëbuar nga trojet etnike ne,ndjehem krenar që si qytetar dhe mërgimtar kemi arritur t’ia bëjnëm një argat atdheut si dhe popullit të shumëvuajtur, bashkëthemelues të shumë fondeve humanitare dhe financiare që janë formuar në diasporë.

Diaspora ta ndihmojmë vendlindjen në të gjitha sferat ku ka nevojë si dhe t´i kordinojmë takimet tona ne mërgim me bashkëvendësit më vendlindje.

Përveç ndihmave financiare, kemi udhëhequr dhe ndihmuar me sukses edhe disa pune dhe aksione tjera financiare siç ishte.

Hapjen e Shkollës Shqip.

Fondi 3 %(Tre përqindëshit).

Fondi Vendlindja Thërret.

Kosova ndihmon Shqiprin.

Ndihma për Drenicën.

Ndihma për Shkollën shqipe.

Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës.

Fondit të Universitetit të Tetovës.

Fondit,,Liria kombëtare.

Kosovën Lindore.

Shoqatës Presheva.

Në ndihmë të familjeve shqiptare në nevojë.

Ndihmë për zonat e goditura nga vërshimet në Shqipri Shkodër.

Ndihmë për Komunën e Likovës.

Fondi Humanitar për ndërtimin e 100 shtëpive për Preshevë Bujanoc Medvegjë dhe

Shoqatën ,,Aleanca për fëmijët“tjera.

Këto mjete të grumbulluara në këto fonde, shërbyen si mbështetje financiare.

Përveç ndihmave financiare, kanë udhëhequr dhe ndihmuar edhe për organizimin për hapjen e shkollave shqipe,tryeza të rrumbullakëta mbi përmasat e krimeve të gjenocidit nga ish regjimi komunist serbo jugosllav mbi popullsinë shqiptare.Si dhe

protestat për gjenocidin mbi shqiptarët .... etj.

Mërgimtarët shqiptare në diaspora luajti rol me rëndësi në të gjitha periudhat e rëndësishme të historisë sonë më të re,ne edhe tash e tutje duhet ta luajë rolin që na takon për t’u bërë një krah i fortë i çështjes sonë kombëtare Shqiptarë.

U falënderojmë përzemërsisht gjithë juve këtu dhe falënderoj gjithë mërgatën shqiptare, kudo që janë, teju uroj për punë te vazhdueshëm dhe shëndet të mirë për ju dhe familjen tuaj,me respekt,nga këshilli organizativ ne Istog.

Ju falëminderit për pjesëmarrje.

Tubimin e përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Istogut, z.Ilir Ferati,

në emër të stafit të Komunës dhe ne emrin tim personal i përshëndeti dhe i uroi të pranishmit ai mes tjerash tha: ” Ne Istog është një ditë e madhe sot dhe një motiv për të gjithë shqiptarët kudo që janë, kudo që ata jetojnë dhe integrohen e tregojnë vlera të jashtëzakonshme të tyre nga burimet shekullore me bazament kombëtar pa harruar për asnjë çast përkushtimin dhe detyrimin që kanë ndaj atdheut. Kjo është vlerë e pa tjetërsueshme dhe kjo do jetoj brezave”. Bashkatdhetarëve tanë ju dëshiroj një pushim të këndshëm në Kosovën tonë të bukur.

Ku prezent ishte edhe Humanisti i madh shqiptar, z.Xhafer Balaj, nga Istogu prej vitesh jeton dhe punon në Suedi.

Këta aktivistë, bashkatdhetarë tanë, meritojnë respekt pasi që me punën e tyre treguan se si duhet të punohet me dashur e përkushtim për nder e lavdi të atdheut. Salla ku u mbajt manifestimi, ishte e mbushur përplot, kishte mbi 300 bashkatdhetarë, ku në këtë mbrëmje vërehej atmosferë gëzimi e krenarie.Me programe të pasura kulturore, me pika të shumta muzikore dhe valle tradicionale shqiptare u ngroh edhe më shumë atmosfera e kësaj kremteje, sepse programi i shfaqur paraqiti një thesar të vërtetë kulturor.

Këngëtarët instrumentistë dhe këngëtarët i madhi Hamdi Hyseni, Rifat dhe Mehdi Berisha e tej ...... e ngrohën atmosferën me këngët e tyre duke ngritur në valle e gjithë sallën.

Organizimi i bashkëkombësit tanë nga Mërgata shqiptare (Diaspora shqiptare)është i domosdoshëm për të ruajtur gjuhën kulturën dhe traditën shqiptare. Ky organizim i shkëlqyer është meritë e z.Avdulla Shatrit,Gjavit Shabani,Mahije Rugova dhe z.Zeqir Mehmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat