Gani Qarri, me dy libra të rinj në prag të festës së 100 vjetorit të pavarësisë - Bota Sot
Gani Qarri, me dy libra të rinj në prag të festës së 100 vjetorit të pavarësisë

Diaspora

E premte, 29 korrik 2016

Gani Qarri, me dy libra të rinj në prag të festës së 100 vjetorit të pavarësisë

Më: 22 shtator 2012 Në ora: 18:25

Edhe dy vepra të reja, të cilat pasurojnë literaturën tonë kombëtare me tematik historike dhe ndjesi të thella atdhetare, në vigjiljen e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.
"Krijuesit e Historisë dhe "Vrasje Idealesh" janë titujt e dy librave të botuara nga autori këtë vit, në të cilat përshkruhet jeta dhe vepra e heronjve kryesor që luftuan dhe u përpoqën deri në fund për gjuhën, kombin dhe arritjen e lirisë së shqiptarëve.
Vet titujt e librave, që në fillim sikur paralajmërojnë jehonën e historisë sonë etnike dhe emrave të dalluar të saj e cila përshkon në mënyrë brilante përmbajtjen me përshkrime të përzgjedhura biografiko-historike mbi figurat tona më të njohura kombëtare. Personalitete këto nga më të mëdhatë të kohës, të cilët ishin në gjendje të epnin çdo gjë, qoftë edhe jetën për Gjuhën, Kombin dhe Atdheun e shqiptarëve, përgjatë shekujve XIX, XX dhe XXI, pjesë të këtyre dy të fundit edhe ne patëm fatin ti jetojmë në liri, si fryt i punës dhe përpjekjeve të tyre më sublime.
Duke u nisur nga libri poetik i Gani Qarrit,me titull "Mallkim shekujsh", botuar vitin e kaluar, historia jonë aty, vjen e shtjelluar në vargje,kurse në dy librat tjerë, si; "Krijuesit e Historisë" me nëntitull; "Nga lindja e ëndrrës për liri,deri te realizimi i idealit për pavarësi", dhe ky i porsa-botuari "Vrasje Idealesh", i cili doli nga shtypi më 17 Gusht të këtij viti, nën përkujdesjen e Shtëpisë Botuese "Vllamasi"në Tiranë, ajo na servohet si zgjerim dhe shtrirje në prozë e një periudhe të zgjedhur të historisë shqiptare dhe figurave tona më të ndritura kombëtare.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test