Frikë, se mos vrasjet do të përsëriten në mesin tonë - Bota Sot
Frikë, se mos vrasjet do të përsëriten në mesin tonë

Diaspora

E shtunë, 23 korrik 2016

Frikë, se mos vrasjet do të përsëriten në mesin tonë

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 19:00

Me sharjet e ofendimet, kërcënimet deri në likuidim, që i hasim në faqet gazetave dhe të internetit, druaj se e kënaqim hasmin dhe fyejmë më të dashurit bashkë me gjakun e tyre të derdhur për liri.
Metoda të tilla në Kosovë ka përdorur Serbia mbi njëqind vite. Andaj ju lus o njerëz shqiptarë, rrini larg e më larg të keqes sepse akoma kemi shumë për të bërë.
Nuk janë të largëta kohrat kur sakatosej hapësira shqiptare edhe pse vështirë është ti caktohet ndonjë datë, për të vazhduar edhe sot dhe kërcënimin e hapët të armiqve tanë me ndarje të atdheut.
Atëherë kur Jovan Cvijiqi filloi ndërrimin e toponimeve tona, shkatërrimin e fshatrave, qyteteve, të shumë objekteve me identitet kombëtar, me plaçkitje të llojllojshme, me rrënimin e institucioneve historike e kulturore, me rrënim të shëndetit, me burgosje e cenim të familjes, me rrezikimin e ekzistencës biologjike e etnodemografike e deri te krijimet e rretheve traumatiko-psikike me pasoja të rënda. Serbët me planet e tyre kundër këtij populli e kësaj hapësire, zbritën deri në palcën e tokës, të frutit, të bukës e ujit e deri te ndërrimi i peizazhit shqiptar. Dhe kështu nga viti në vit, nga dita në ditë ky gjenocid sistematik turbulloi kohërat shqiptare dhe është çudi se si mbijetuam deri këtu.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush mendoni se i ka bërë vrasjet e pasluftës?
test