Harry Bajraktari kujton Larry Rosinin, ambasadorin amerikan në Kosovë

Diaspora

Harry Bajraktari kujton Larry Rosinin, ambasadorin amerikan në Kosovë

Më: 15 tetor 2012 Në ora: 19:01

Uashington D.C: Aktivisti dhe biznesmeni i dalluar Harry Bajraktari në Nju Jork, në librin e ngushëllimeve, javën e kaluara ia ka përcjellë ngushëllimet e tij familjes së të ndjerit, dhe të miqve të tij, me rastin e ndarjes nga jeta, të Ambasadorit amerikan Larry Rosin, si një nga mbështetësit e pakursyer të Kosovës, gjatë asaj periudhe sa shërbeu si diplomat dhe ambasador i SHBA-së, për Kosovën.
Ambasadori Rosin ka qenë shefi i parë i përfaqësisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, pas vitit 1999, diplomat i shquar dhe mik i dëshmuar i Kosovës, për më shumë se një dekadë. Laërence G. Rossin,ka shërbyer në Kosovë për disa vjet si zëvendës Administrator i UNMIK-ut. Ambasadori Amerikan Larry Rosin njihej dhe si një mik i mirë i shqiptarëve dhe atyre njerëzve që kanë menduar e vepruar ndryshe në UNMIK në raport me rrethanat dhe kërkesat e popullatës. Ai ka qenë edhe ambasadori i SHBA-ve në Kroaci. Laërence G. Rossin, ka lindur me 3 nëntor të vitit 1952 dhe vdiq më 8 tetor 2012 në moshën 60 vjeçare nga një sëmundje e rëndë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat