Zbulohet plantacioni i hashashit në Kretë, arrestohet një shqiptar

Diaspora

Zbulohet plantacioni i hashashit në Kretë, arrestohet një shqiptar

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Një plantacion hashashi është zbuluar nga autoritetet në Kretë, konkretisht në Sises Mylopotamos, në Rethymnon.

Siç u bë e ditur, u identifikuan më shumë se 300 fidanë. Autoritetet kishin informacion dhe e vunë zonën në vëzhgim.

Ditën e sotme ata kanë zhvilluar operacionin dhe kanë kapur brenda në plantacion një shtetas shqiptar, ndërsa hetimet kanë çuar më pas në arrestimin e dy banorëve të zonës, të familjeve të njohura të zonës.

Nga kontrollet e kryera në banesat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar gjithsej tre armë dhe gëzhoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat