​Gjendet i vdekur 45-vjeçari shqiptar në Greqi

Diaspora

​Gjendet i vdekur 45-vjeçari shqiptar në Greqi

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Një 45-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë brenda shtëpisë së tij në Nea Joni, Volos - Greqi.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, ai u gjet i vdekur pasditen e së mërkurës nga të afërmit e tij.

45-vjeçari shqiptar, identiteti i të çilit nuk është bërë i ditur, nuk i është përgjigjur telefonatave të miqve, të cilët kanë qenë të shqetësuar dhe pasi kanë mbërritur në shtëpinë e tij, e kanë gjetur të vdekur.

Trupi i viktimës është dërguar për autopsi në mjekësinë ligjore, për të zbuluar shkaqet e vdekjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat