Enver Idrizi u dekorua me medalje, shqiptari më i sukseshëm në Kroaci

Diaspora

Enver Idrizi u dekorua me medalje, shqiptari më i sukseshëm në Kroaci

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Mbrëmë në kryeqendrën e Kroacisë mike në Zagreb, me organizim të Ambasadës së Kosovës, Shkëlqesisë së Tij, Ambasador, Prof.Dr. Martin Berisha, me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, dekoroi me medalje të meritave të veçanta, legjendën e karates, Z. Enver Idrizi. Në këtë mbrëmje festive, ishin shumë personalitete kroate dhe nga ato shqiptare nga e gjithë Kroacia.

Z. Idrizi, me modestinë e tij, falënderoi Ambasadorin Berisha dhe stafin e tij. Legjenda e karates, Enver Idrizi njihet si legjenda e karates në Kroaci, tek ne shqiptarët dhe në gjithë globin. Përveç meritave në karate, siç dihet z. Enver Idrizi kontribuoi edhe për çlirimin e Kosovës, jo vetëm, por edhe para pavarësisë, sot e kësaj dite. Shpirtëbardhësia e tij, model modestia, do të shërbej për brezat e rinj

. Enkas pë medien tonë, ndër të tjera, falënderoi ambasadorin, shtetin e Kosovës, ate kroat dhe të gjithë shqiptarët. Ai bëri thirrje si zakonisht, që të jemi bashkë kudo që ka shqiptarë se ky shekull është i joni, sepse kemi mbrojtur pragun dhe kurrë nuk kemi sulmuar as një shtet.

Me shtetin kroat jemi të lidhur, jemi një gjakë dhe do ta vazhdojmë për jetë miqësinë dhe vëllazërinë. Ai shtoi, se edhe komuniteti jonë në Kroaci, po e ushqen miqësinë me Kroacinë mike. Mbrëmja festive u mbyll me fjalë të mira mes miqve të shumtë kroat dhe shqiptarë, që të punohet drejt BE për tokat shqiptare. / Dashnim Hebibi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat