Arrestohen dy shqiptarë në Spanjë, kishin mbjellë drogë në shtëpi

Diaspora

Arrestohen dy shqiptarë në Spanjë, kishin mbjellë drogë në shtëpi

Më: 4 mars 2024 Në ora: 19:53
Spanjë

Policia spanjolle ka arrestuar dy shqiptarë pasi kishin mbjellë një plantacion marijuane brenda një shtëpie në Alicante të Mallades në Tarbena. Hetimet nisën dhjetorin e kaluar pas një informacioni në lidhje me ekzistencën e mundshme të një plantacioni marijuane në atë zonë.

Agjentët lokalizuan shtëpinë dhe vunë re se ajo ishte e pajisur me masa të avancuara sigurie, si kamera survejimi, sisteme alarmi, sensorë lëvizjeje, qen roje të klasifikuar si “potencialisht të rrezikshëm”. Më pas, hetuesit identifikuan banorët, dy 48-vjeçarë me kombësi shqiptare.

Gjatë këtij aksioni u zbuluan tre dhoma që mundësonin prodhimin e marihuanës përmes kultivimit hidroponik. U sekuestruan 1600 bimë marijuanë , së bashku me 3.8 kilogramë të së njëjtës substancë të paketuar në vakum, si dhe pajisje celulare dhe dokumentacion me interes për hetimin.

Të arrestuarit, së bashku me efektet e sekuestruara, janë vënë në dispozicion të Gjykatës së Gardës Villajoyosa, e cila ka dekretuar lirimin e të dyve me heqjen e pasaportës dhe detyrimin për t’u paraqitur në gjykatë kur kërkohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat