Shqiptarët me numrin më të madh të refugjatëve në këtë vend të BE

Diaspora

Shqiptarët me numrin më të madh të refugjatëve në këtë vend të BE

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 tetor 2016 Në ora: 11:38
Ilustrim

Në këtë vit në Luksemburg kanë kërkuar azil 1421 refugjatë, bëri me dije ministria e jashtme e këtij vendi, shkruan tageblatt.lu. Në të njëjtën periudhë në Luksemburg kanë kërkuar azil 1214 refugjatë, pavarësisht se deri në fund 2015 erdhën 2447.

Shumica e refugjatëve në këtë vit kanë ardhur në janar (265), ndërsa më pak në mars (103). Prej në prill numri i refugjatëve është rritur kontinuivisht në përjashtim të korrikut kur erdhën 131 refugjatë, përcjell botasot.info.

383 azilkërkues të dëbuar gjatë 2016

Numri më i madh i refugjatëve të dëbuar është nga Kosova (97), Shqipëria (65), Iraku (55), Bosnja (54), Mali i Zi (37) dhe Serbia (19). Gjithsej janë dëbuar 383 persona. Sa u takon refugjatëve të ardhur në këtë vit, shumica janë nga Siria (222), ndjekur nga banorët e Kosovës (156), Iraku (150), Shqipëria (145), Serbia (75), Algjeria (62), Eritrea (59), Bosnja (55), Afganistani (53) dhe Maroku (51). Pra gjatë 2016 gjithsej kanë ardhur 301 shqiptarë dhe janë dëbuar 162 shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat