Austri: Djaloshi shqiptar plagoset me thikë përpara pragut të shtëpisë

Diaspora

Austri: Djaloshi shqiptar plagoset me thikë përpara pragut të shtëpisë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 21 tetor 2016 Në ora: 22:39
Ilustrim

Një shqiptar me nënshtetësi zvicerane është sulmuar sot me thikë për motive akoma të paqarta, përpara shtëpisë së tij në Wien-Liesing, shkruan kleinezeitung.at.

“Personat e panjohur ia kanë ngulur thikën disa herë në trup, por vetëm falë intervenimit të shpejtë me operacion, 15 vjeçari është jashtë rrezikut për jetë,” tha zëdhënësi i policisë Thomas Keiblinger, përcjell botasot.info.

Prindërit dhe vëllai më i madh nuk mund të sqarojnë arsyet e sulmit. Ata hedhin kategoriskisht mundësinë që djali i tyre të ketë pasur armiq në Austri. Prokuroria ka nisur veprën penale nga “vrasje të mbetur në tentativë.”/Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat