Ndocaj me emigrantët shqiptarë në Itali, inauguron shkollën shqipe

Diaspora

Ndocaj me emigrantët shqiptarë në Itali, inauguron shkollën shqipe

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 21:34
Pamje nga takimi

Deputeti Eduart Ndocaj mori pjesë në një takim me emigrantët shqiptarë në Macerata të Italisë.

Ky takim është organizuar nga shoqatat shqiptare, e cila ka marrë disa nisma për përhapjen e mësimit shqip duke hapur disa shkolla shqipe.

Ndocaj foli me ta për punën që po bën në Parlament për Votën e Emigrantëve.

Shumica e të pranishmëve i kanë shprehur Ndocajt se do të jenë të pranishëm në Samitin e Diasporës, duke shtuar se janë të shqetësuar për censurë nga organizatorët.

Po ashtu, pjesëmarrësit në këtë takim janë ankuar se Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati nuk i ka mbështetur, madje, sipas tyre, ai është përpjekur që të censurojë takimet qe ka organizuar kjo shoqatë.

Ndocaj me këtë rast inaugurojë edhe shkollën shqipe ku fëmijët e emigrantëve do të mësojnë shqip. Kjo është shkolla e dytë që Ndocaj inauguron vetëm brenda pak ditëve. Vetëm një javë me parë inaugurojë shkollën shqipe në Rovereto në Trento.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat