Fshatari shqiptar shkoi në Beograd, ndërsa pas vdekjes së Titos në Vjenë: Sot ka ndër lokalet më të preferuara "Sole"

Diaspora

Fshatari shqiptar shkoi në Beograd, ndërsa pas vdekjes së Titos në Vjenë: Sot ka ndër lokalet më të preferuara "Sole"

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 31 tetor 2016 Në ora: 19:39
Aki Nuredini

“Tek ne situata po përkeqësohet. Duhet të largohemi drejt perëndimit, për të siguruar jetën e familjes,” tha Aki Nuredini për mediat austriake pas vdekjes së Titos, atëherë 24 vjeç. Shqiptari i lindur në Maqedoni, i cili me dy miq serb kishte ardhur në Vjenë në 1981 ka hapur një restorant mjaft të frekuentuar, veçanërisht nga pjesëmarrësit në opera dhe koncerte, për shkak edhe të vendndodhjes së afërt, shkruan Die Presse.

Restoranti i Nuredinit, Sole, është ndër restorantet më të mira të lagjes Winer Innenstadt, e dizajnuar nga arkitekti i njohur Johannes Spalt.

“Unë nuk parapëlqej të bëj lokale,” tha Spalt. “Por pas lutjes së Nuredinit dhe si klient i rregullt i premtova se do e ndihmoja për ta rinovuar.”

Arti i kuzhinës së artistëve

Kjo  e ndihmoi shumë Aki Nuredinin, pasi lokali i tij jo vetëm që frekuentohet nga njerëzit e operave dhe koncerteve, por edhe artistë, këngëtarë, regjisorë, muzikantë dhe dirigjentë tjerë, që tani ndjehen konform me stilin e ri, shkruan botasot.info. “Kurrë nuk kam larguar ndonjë klient, përkundër që restoranti ishte i mbushur përplot. Kam gjetur vendin për gjithësecilin,” thotë Nuredini i lindur në fshatin Kamenjan të Maqedonisë.

Si i vogël ai ka emigruar fillimisht në Beograd, pasi babai i tij ka pasur disa lokale në kryeqytetin e ish Jugosllavisë. Pra veç tjerash ai ka traditë në këtë fushë. “Shkollën e kam kryer në Beograd, ndërsa në kohën e lirë si fëmijë kam shitur gështenja. Tani jam vendosur në Vjenë se më pëlqën jeta artistike.”

Në 2013 Sole mbushi 30 vjet, ku u promovua edhe libri i historisë së restorantit me emrin artistik („do re mi fa Sole“) si dhe u mbajt një koncert me tenorin Ramon Vargas. Si klientë të tij të rregullt janë Jonas Kaufmann deri Juan Diego Florez.

Për 60 vjetorin e Nuredinit do mbahet gjithashtu një koncert në 2 nëntor (19.00) në Musikvereinssaal.  Një pjesë e fitimeve nga shitja e biletave do dërgohen për ndihmë në pediatrinë e St.-Anna-Kinderspital./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat