Thirri rrejshëm 43 herë zjarrfikësin në Vjenë: Arrestohet shqiptari nga Kosova

Diaspora

Thirri rrejshëm 43 herë zjarrfikësin në Vjenë: Arrestohet shqiptari nga Kosova

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 30 nëntor 2016 Në ora: 16:10
Ilustrim

Një shqiptar me banim në Vjenë dhe i natyralizuar, akuzohet nga policia e shtetit austriak se ka thirrur mbi 40 herë zjarrfikësin pa pasur neovojë. Interesantja qëndron se pasi ka thirrur zjarrfikësin, vetë ka shkuar në vendngjarje, shkruan krone.at.

42 vjeçari, herën e fundit është ndaluar nga policia, që shkoi bashkarisht me forcat e shuarrjes së zjarrit. Ai nuk sqaroi motivimin, por ka pranuar se i ka bërë thirrjet.

“Mendojmë se bëhet fjalë për alarm të bërë me qëllim të keq dhe jo për ndonjë gabim të paqëllimtë”, ka thënë zëdhënësi i zjarrfikësve në lidhje me arrestimin e shqiptarit nga Kosova.

Dëmi i shkaktuar prej tij llogaritet prej 8000 deri në 24000 euro, pasi secila ndërhyrje e zjarrfikësve kushton 200 deri në 600 euro, përcjell botasot.info. Ai është arrestuar javën e kaluar, ndërsa është lënë i lirë pas kallëzimit penal./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat