Aksidentohen tre vetura në Salzburg, dy prej të cilave ishin nga Kosova: Shtatë të plagosur

Diaspora

Aksidentohen tre vetura në Salzburg, dy prej të cilave ishin nga Kosova: Shtatë të plagosur

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 9 janar 2017 Në ora: 19:36
Ilustrim

Nga një aksident rrugor ndodhur të hënën, sot, në qytetin austriak Salzburg, kanë mbetur të plagosur së paku shtatë persona, shkruan agjencia e lajmeve APA. Në aksident janë përfshirë tre vetura, dy prej të cilave me targa të Kosovës.

“Aksidenti kishte ndodhur kur vetura e tretë kishte shkuar pak në të majtë, duke goditur frontalisht dy veturat nga Kosova, të cilat qëndronin afër njëra-tjetrës,” përcjell botasot.info.

Ngjarja është raportuar rreth orës 12.50, ndërsa të plagosurit nga Kosova janë të afërm me njëri-tjetrin, që udhëtonin për pushime drejt Gjermanisë. Të shtatë të plagosurit janë marrë nën kujdesin e Kryqit të Kuq./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat